×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja paralajmëron se do ta arrestojë edhe një ish-ushtar të UÇK-së

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Gati shtatë muaj kanë kaluar që prej se ish-ushtari i UÇK-së, Faik Zogaj, do të duhej të paraqitej për intervistim nga prokurorët e Speciales. Këta të fundit, e kishin thirrur Zogajn të intervistohej më 21 mars të këtij viti. Kësaj ftese, Zogaj nuk i ishte përgjigjur, nën deklarimin se nuk e njeh këtë institucion. Pavarësisht problemeve shëndetësore dhe trajtimit që po i duhet ta marrë, Specialja tani po e paralajmëron Zogajn se mund të arrestohet nëse nuk paraqitet për intervistim.

    Plagët që i mori në luftën e fundit në Kosovë dhe trajtimin mjekësor që po i duhet ta kryej, ish-ushtarit të UÇK-së, Faik Zogajt, s’po i llogariten si arsye valide nga Specialja për t’ia shtyrë intervistimin, shkruan lajmi.net.

    Zogajt në shkurt të këtij viti, i kishte ardhur një ftesë për t’u paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Hagë një muaj më vonë, më 21 mars. Të njëjtën, Zogaj e kishte refuzuar duke thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale, dhe se ftesës nuk i përgjigjet deri sa të dënohen kriminelët serbë që kryen gjenocid në Kosovë.

    “Të nderuar familjarë, miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020, sepse unë personalisht nuk e njoh ketë Gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënon kriminelet që më i vranë më të dashurit e mij brenda në shtëpi”- kishte shkruar Zogaj në shkurt të këtij viti, atëherë kur edhe kishte pranuar ftesën.

    Dhe kështu ndodhi. Kur kanë kaluar gati shtatë muaj që prej se e pranoi ftesën, Zogaj nuk u paraqit asnjeherë në zyret e Prokurorit të Specializuar. Kjo e fundit me anë të një ftese tjetër, e ka paralajmëruar Zogajn se nëse nuk paraqitet deri më 29 tetor për intervistim, atëherë mund të arrestohet.

    Duke folur për lajmi.net, Zogaj tregon se e ka të pamundur të paraqitet për intervistim në Hagë, për shkak se është duke u trajtuar me terapi për plagën që ka marrë gjatë luftës në këmbë, si dhe për boshtin kurrizor.

    “Ftesën e dytë nga Specialja e kam marrë para 10 dite. Ftesa ka qenë me vërejtje për shkak se s’jam përgjigjur në të parën. Ata kanë paralajmëruar për arrestim, mirëpo unë kam bërë ankesë sërish, sepse jam duke u trajtuar dhe shëruar nga mjeku për boshtin kurrizor. Operimin në këmbë s’kam mund ta bëj ende për shkak të koronavirusit”, tregon Zogaj.

    E përveç dy arsyeve të lartpërmendura, Zogaj thotë se nuk paraqitet tek zyra e Prokurorit të Specializuar për shkak se nuk e njeh këtë gjykatë.

    “Arsyeja numër tre është se unë nuk e njoh këtë gjykatë”, thotë ai për lajmi.net.

    Policia e Speciales e cila tanimë është stacionuar në Kosovë, bashkë me atë të EULEX-it veç se kanë nisur arrestimet e para.

    I pari që përfundoi nën pranga është ish-ushtari i UÇK-së, Salih Mustafa të cilit iu konfirmua aktakuza.

    Pas tij, u arrestuan edhe kryetari dhe nënkryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mirëpo jo nën akuzat për krime lufte.

    Ndaj të dyve brenda 30 ditësh pritet të dorëzohet një aktakuzë në gjykatë, e cila ka të bëj me akuzat dhe pretendimet e prokurorisë për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.