Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ndalet sot në Greqi ku pritet të diskutohet për raportet e tensionuara me Turqinë sa i përket situatës në ujërat e Mesdheut Lindor, shkruan DW
Aleanca ka bërë me dije se të dyja vendet kanë instaluar një mekanizëm ushtarak për të shmangur një përplasje të mundshme në det. Përpara udhëtimit në Athinë Shefi i NATO-s u takua në Ankara me presidentin e Turqisë Erdogan ku diskutua edhe për situatën në rajonin e Nagorno-Karabakh ku vijojnë luftimet pa kursyer edhe civilët.
Ndërsa Stoltenberg bëri thirrje për armëpushim, Turqia i kërkoi Aleancës Euroatlantike që të kërkojë tërheqjen e forcave armene nga rajoni i diskutueshëm. Turqia, anëtare e NATO-s ka premtuar solidaritet të plotë me Azerbajxhanin.