×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cilat janë vendet që po përballen më së miri me pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Edhe pse shumë vende të Evropës Perëndimore kanë një ekonomi mjaft të fuqishme, rezultoi që menaxhimi i pandemisë Covid-19 ishte në një nivel shumë të ulët.

    Shkalla e vdekjeve në Gjermani qëndron rreth 11.5 vdekje për 100,000 njerëz, ndërsa në Belgjikën fqinje është më shumë se shtatë herë më e lartë me 87 për 100,000. Franca ka rreth 48 vdekje për 100,000 banorë.

    Secili nga këto vende është një vend i konsideruar me një sistem të aftë të kujdesit shëndetësor dhe secili ka aplikuar mjete gjerësisht të ngjashme për të luftuar virusin, me disa bllokime institucionale , distancimesh shoqërore dhe inkurajimin e higjienës për të gjithë njerëzit.

    Në bazë të statistikave, Lombardia që është një provincë fqinje në Italinë Veriore, vë në pah që numri i rasteve të vdekjeve është mjaft i lartë duke u krahasuar me vendet tjera, shkalla e vdekjes së Lombardisë është 167 vdekje për 100,000 banorë, transmeton Gazeta Express.

    Por pse Gjermania po ia del më së miri me menaxhimin e situatës pandemike?

    Arsyeja pse Gjermania po ia del më së miri me menaxhimin e situatës pandemike, është sepse ka qenë dhe mbetet mjaft e kujdesshme në çdo hap që ajo merr. Një faktor që luan rol të rëndësishëm në këtë situatë është koha. Sa më e shpejtë të jetë ndërmarrja e veprimit, po aq triumfues është luftimi me pandeminë.

    Shkencëtari Christian Drosten, i cili shprehu këtë fitore përpara Samitit Botëror të Shëndetit në Berlin, tha: “Ka tashmë fjalime që festojnë suksesin gjerman, por nuk është shumë e qartë nga vjen. Ne kemi lëvizur me të njëjtat masa si të tjerët, nuk kemi bërë diçka ekstra të veçantë, por ishim më të shpejtë në çdo hap të masave, apo ndoshta është arsyeja që Gjermania ka një sistem të gjerë testimi, një rrjet të mirë-vendosur të gjurmimit të shëndetit publik, dhe një numër më të madh të vendeve në njësitë e kujdesit intensiv ,sesa shumica e vendeve të tjera.

    Kjo na lë të nënkuptojmë që rezultatet e menaxhimit të situatës pandemike nuk varen vetëm nga qeveria që na udhëzon për masat, por edhe nga vetë ne njerëzit me zgjidhjet që bëjmë për ta mbrojtur vetveten.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial me Kamala Harrisin përpara zgjedhjeve të nëntorit, raporton BBC...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.