×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla: Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë.

    Ajo me këtë rast theksoi nevojën për vizion strategjik nga BE-ja për të vazhduar momentumin e krijuar në Uashington me marrëveshjen e normalizimit ekonomik, si dhe për të përmbyllur dialogun me Serbinë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

    Duke u ndalur te kjo temë, kryediplomatja kosovare tha se koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar.

    “Tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian – rrugë e cila kalon nëpër Kosovë”, tha Haradinaj-Stublla.

    Në rrafshin bilateral, shefja e diplomacisë së Kosovës dhe ambasadori i Austrisë u zotuan të forcojnë bashkëpunimin ekonomik përmes mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve austriake në Kosovë, thuhet në komunikatë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën...
    Lajme27 Prill 2024
    Një ankues mashkull ka deklaruar se ka pranuar dhunë psiqike nga një femër, shkruan FrontOnline. Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth mesnatës në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për...
    Lajme27 Prill 2024
    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për "progres të shpejtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.