×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​4 viktima dhe 144 raste të reja në Shqipëri

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 144 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e COVID-19.

    Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me një trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

    Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

    Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Sport11 Shtator 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, duke u mbështetur në në nenin 63, paragrafi 1, dhe paragrafi 4, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.