×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Plani djallëzor i Britanisë për emigrantët

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Sekretari Britanik i shtetit, duket se po thur plane të çuditshme dhe çnjerëzore për emigrantët që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar nga vende shumë të largëta. Java u hap me informacionet e dala nga Whitehall, ku zyrtarëve ju kërkua hapja e kampeve të refugjatëve në ishujt Ascension, rreth 6400 kilometra në jug të Atlantikut, mes Brazilit dhe Afrikës. Kur u hodh kjo ide, gjithashtu u përfol për të përdorur edhe territore të tjera në zona si Moldavia, Maroku apo Papua Guinea e Re.

    Kjo nuk është hera e parë që Britania degdis njerëzit në territore të largëta, që të zgjidhë çështjet politike brenda vetes. Rregulli numër 1, qysh në periudhën e kolonizimit, ishte “larg syve, larg zemrës.” Kështu, çdo individ i konsideruar me profil kriminal apo i padëshiruar nga Mbretëria e Bashkuar, dëbohej në toka të largëta.

    Këtë linjë veprimi kanë ndjekur dhe shtete të tjera në Europë, si për shembull, rasti i ishullit të Djallit në Guianën Franceze. Në vitin 2002, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori bazën ushtarake në Guantanamo ku ndiqte penalisht qindra ushtarë të paligjshëm, të cilëve u refuzohej gjyqi në SHBA.

    Për dy dekada rresht, qeveria angleze është përpjekur të duket si “e fortë” përpara një numri të vogël emigrantësh të pafat që mbërrijnë atje. Dhe këta azilantë, që ndajnë të njëjtat të drejta njerëzore si të gjithë, po trajtohen si kriminelë kur nuk janë. Ishte qeveria laburiste, që nxorri këtë rregull në 2003-shin. Arsyeja qe rritja e numrit të emigrantëve në 15 vitet e fundit. Sekretari i atëhershëm i Shtetit, David Blunkett, mbështeti dërgesën e emigrantëve jashtë Anglisë të miratuar më pas nga Toni Blair.

    Ai sugjeroi krijimin e zonave të mbrojtura, ku emigrantët që i shmangeshin luftërave dhe persekutimeve, mblidheshin në këto vende dhe ndiheshin më pranë kulturës dhe shtetit të tyre. Propozimi i dytë ishte të krijonte “qendrat e tranzitit” në zona periferike të Bashkimit Europian, që do mbanin të gjithë aplikantët që kërkonin azil. Rrjeti i vendeve tranzite përfshin Turqinë, Somalinë dhe Marokun.

    Pas kësaj, zëvendëssekretari i Brendshëm i Partisë Konservatore premtoi në Tetor 2003 se të gjithë emigrantët apo azilantët e ardhur në Britani do të deportoheshin menjëherë në vende të largëta dhe do kishte kuota azilkërkuesish që t’i mbronin ata nga persekutimi apo kërcënimi. Por u bë e qartë se “dera do u përplasej në fytyrë” nëse kërkonin nënshtetësi angleze.

    Zërat e avokatëve për të drejtat njerëzore thirrën në kor pasi kjo gjë konsiderohej çnjerëzore. Zëvendësshshefja Ekzekutive u shpreh asokohe se, “Mbretëria e Bashkuar ka dakordësuar marrëveshjen e ligjit ndërkombëtar që siguron njerëzit dhe mbron të ikurit nga lufta.”

    The Guardian shkruan se në vend që qeveria britanike të gjejë zgjidhje për këtë problem, duket se krijon po gropëza të thella në legjislacionin e saj dhe emigrantët po zhvishen nga çdo e drejtë!/tvklan.al

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin. Stuhia ka shkaktuar erëra të fuqishme që ka...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se ishte detyrë e Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas të bënin lëshime për të...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.