×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë pasoja lë Covidi tek të infektuarit? Flet pulmologu i njohur kosovar

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Çfarë pasoja lë Covidi tek të infektuarit? Flet pulmologu i njohur kosovar

    Të gjithë ata persona që shërohen nga virusi Covid-19, mund të kenë përsëri probleme shëndetësore.

    Andaj, edhe po shihet e nevojshme që pacientët të trajtohen më gjatë nëpër klinika.

    Pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, Skender Baca, në një intervistë për Front Online, ka thënë se problemet kryesore që iu paraqiten pacientëve për shkak të Covid-19, janë kolla dhe frymëzënja.

    Sipas tij, pacientët duhet të mbahen deri në gjashtë muaj për trajtim, në mënyrë që organizmi i tyre të pastrohet dhe të parandalohet koagulimi i gjakut.

    “Prej problemeve kryesore është frymëzënja, është edhe kolla dhe dhimbjet, por nuk janë problematike shumë. Ajo çfarë është vërejtur është se me antikuagulus duhet të mbahet pacienti një kohë më të gjatë, tre deri në gjashtë muaj, në mënyrë që të pastrohet organizmi nga trombet që kanë ekzistuar gjatë Covidit”, ka thënë ai për Front Online.

    A mund të ndodhë rikthimi i simptomave të Covidit dhe sa duhet të zgjasë trajtimi? Flet pulmologu

    Baca ka treguar se mund të ketë edhe rikthim të problemeve shëndetësorë te personat që e kanë kaluar virusin.

    “Është e vërtetë se mund të ketë recidim, do të thotë secili që e ka kaluar Covidin, mund të ketë në nëntor-dhjetor recidim të sëmundjes. Por supozohet që shumë më lehtë kanë për ta kaluar dhe nuk do të komplikohet gjendja”, ka theksuar ai.

    Përndryshe, ai ka thënë se moshat më të vjetra rrezikohen më së shumti nga pandemia, si dhe nga gripet sezonale.

    Ndërsa, sipas tij, personat që kanë pasur sëmundje të mëparshme e kanë kaluar edhe më rëndë këtë virus.

    “Gjithmonë moshat e mëdha janë më të rrezikuara. Do të thotë 60 vjeçarët, 70 vjeçarët e 80 vjeçarët. Ata janë të rrezikuar për shkak se në moshën 80 vjeçare natyrisht është edhe çështja e zemrës problematik. Këta pacientë kalojnë në një insuficiencë kardiorespiratore”, ka theksuar ai.

    Ai tutje ka treguar se gjatë muajit shtator gjendja në Klinikën e Pulmologjisë është kthyer në normalitet.

    Sipas tij, 67 pacient janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ku vetëm njëri nga ta është pozitiv me Covid.

    “Krahasuar me gushtin, kur kemi qenë me 100 shtretër, tani pothuajse shtatori ka qenë në normalitet, prej 67 shtretërve, 45 shtretër janë me pacient, kemi mjaft vende të lira. Vetëm një është me Covid pozitiv dhe 10 janë me Covid negativ”, ka treguar ai për Front Online.

    Gripi sezonal vështirëson gjendjen, rekomandohet të merret vitamina D

    Gjendja sa i përket pandemisë, vlerësohet të vështirësohet me paraqitjen e rasteve me grip sezonal.
    Baca e ka parë të nevojshme vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që ata të mbrohen nga gripi sezonal.

    Ai ka thënë se pret që gjatë këtij muaji të ketë raste të cilat kërkojnë trajtim për shkak të sëmundjeve kronike pulmonare.

    “Presim në tetor që të kemi edhe raste të sëmundjeve kronike pulmonare. Natyrisht se do të kryqëzohet me rastet me gripin e zakonshëm sezonal. Sa i përket Covid-it ta shohim se si do të sillet situata e pandemisë në gjithë botën. Nëse do të kemi raste të rritura prapë do të jemi të gatshëm të kthehemi në angazhimin e klinikës”, ka deklaruar ai.

    Ai ka thënë se qytetarët duhet të marrinë edhe vitaminë C, kalcium, zink e posaçërisht vitaminë D, në mënyrë që të rrisin imunitetin.

    “Hipovitaminoza D është problem botërorë, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për këtë, sepse sipas statistikave botërore, çdo i treti në botë është me hipovitaminozë D, te ne edhe më shumë. Apelojmë te qytetarët që edhe fëmijët edhe të rriturit të marrin vitaminë D në doza të duhura dhe kohëzgjatje të duhur”, ka thënë ai për Front Online.

    Specializantët e rinj do t’i dalin në ndihmë Klinikës së Pulmologjisë

    Përndryshe, derisa gjendja pritet të vështirësohet muajve të ardhshëm, Baca ka thënë se qëndrojnë mirë me staf shëndetësorë.

    Ai ka treguar se edhe specializantët të cilët presin të punësohen, do t’i ndihmojnë atyre në punë.

    Baca ka folur edhe për rastet të cilat kërkojnë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, kështu duke treguar edhe për sëmundjet më të shpeshta për të cilat kërkohet trajtim shëndetësorë në klinikë.

    “Dimrit kemi pneumonitë, dhe bronkopneumonitë që janë pezmatime të indit pulmonar. Pastaj vinë ekzaserbimet e bronkitit kronik dhe astmës, dhe natyrisht gjithmonë ne jemi klinikë e cila është marrë me trajtimin e tuberkulozit”, ka shtuar ai.

    Baca ka thënë se për tu mbrojtur tashmë edhe nga gripi sezonal, qytetarët duhet të marrin lëngje, të konsumojnë qajra e të mos frekuentojnë hapësirat me shumë njerëz./Front Online/

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.