×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prag të vitit të ri akademik, institucionet ende pa vendim për hapjen e konvikteve dhe menzës

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Edhe pse viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës pritet të fillojë së shpejti, Qendra e Studentëve ende nuk ka marrë vendim për hapjen e konkursit për pranim të studentëve.

    Këto vonesa, sipas drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta kanë ndodhur sepse ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Sfishta në një prononcim për lajmi.net është shprehur se janë të përgatitur për pranimin e studentëve, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me rekomandimet që i kanë hartuar si Qendër e Studentëve.

    “Ne jemi të përgatitur, të gatshëm, mirëpo nuk ka asnjë vendim nga institucionet e tjera, në këtë rast nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e as nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Nuk është vendim që na takon neve ta marrim në këto kushte pandemie, përndryshe konviktet do të ishin plot sot.”, tha Sfishta për lajmi.net.

    Më tutje, Sfishta shprehet se plani i tyre është hartuar edhe për menzën e studentëve dhe se do të presin për përgjigje nga MASH-i dhe IKSHPK-ja lidhur me hapat e mëtejmë.

    “Ne i kemi dhënë disa sugjerime për Ministrinë e Arsimit dhe Institutin, tani është në dorën e tyre që të vendosin se si do të vazhdohet. Ne nuk vendosim më tutje. Ne kemi bërë planin edhe për menzë të studentëve dhe po presim përgjigje nga autoritetet përkatëse”, tha Sfishta më tutje.

    Ndër të tjera, Sfishta shtoi se është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave dhe dhomave në Qendrën e Studentëve. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka kapacitet për pranimin e 4 mijë studentëve.

    E vonesat në hapjen e konvikteve po i shqetësojnë studentët. Fillimi i vitit të ri akademik sipas tyre do të jetë i vështirë nëse Qendra e Studentëve nuk do të jetë e gatshme për banim dhe menza nuk do të jetë e qasshme për ushqyerje.

    Avdyl Gashi, student në Fakultetin Teknik në një prononcim për lajmi.net është shprehur i shqetësuar lidhur me këto vonesa, duke thënë se ministria duhet që sa më shpejtë të japë vendimin dhe rekomandimet se si të funksionohet.

    “Për neve është esenciale të kemi një vend për të fjetur dhe për t’u ushqyer si studentë. Madje nuk duhet të preokupohemi me këtë, por vetëm me mbarëvajtjen dhe ndjekjen e ligjëratave, nëse edhe kjo na bëhet ngarkesë, atëherë është e tepërt”, tha ai.

    Edhe Besare Nuhiu nga Fakulteti i Mjekësisë shprehet e shqetësuar tek thotë se e ka të vështirë të kuptojë pse duhet të ketë vonesa kur nga fundi i vitit të kaluar akademik ka pasur kohë për të organizuar mënyrën e funksionimit në pandemi.

    “Është e kuptueshme që situata aktuale me pandeminë e virusit COVID-19 është e vështirë dhe një normalitet i ri me të cilin duhet të mësohemi, por do duhej të kryheshin më herët konsultimet edhe me Ministrinë e Shëndetësisë edhe atë të Arsimit edhe me Institutin e Shëndetit Publik dhe konviktet e menza të ishin të gatshme për studentë. Ani pse unë jam banore e Prishtinës, kam kolegë nga qytete të tjera të cilët e kanë gjithsesi të nevojshme të futen në konvikte”, tha ajo.

    Në anën tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka dhënë ndonjë vendim ose rekomandim për Qendrën e Studentëve si të vazhdohet më tutje dhe nëse rekomandimet dhe plani i funksionimit i hartuar nga këta të fundit është i duhur dhe i mjaftueshëm.

    Në anën tjetër, viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës për studentët e nivelit Bachelor pritet të fillojë më 15 tetor.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.