×
  • Lajme
  • Lajme

    22 ditë ‘ethe’ për 2 “vëllezërit”

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Kanë mbetur edhe 22 ditë deri në ditën ku presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do ta mësojnë fatin e tyre në Gjykatën Speciale.

    Data 24 tetor do të jetë afati i fundit që Specialja do mund t’i konfirmojë aktakuzat e tyre.Ndonëse është afati i fundit ajo datë, aktakuza për Thaçin e Veselin mund të jetë e konfirmuar, por që ka mundësi të mos jetë e bërë publike ende, pasi kështu ka drejtë Gjykata.

    Njëjtë është si me rastin e Salih Mustafës, të cilit i është konfirmuar aktakuza me 24 qershor, por e njëjta nuk është bërë publike nga Specialja, ndërsa ai ishte arrestuar tre muaj më pas nga mekanizmat e Gjykatës së Hagës.

    Për katër ditë rresht, presidenti Thaçi në muajin korrik “vizitoi” dhe u njoftua me dhomat e Specializuara, ku u intervistua nga ajo që e ngriti vet, e që tani si duket është penduar. Presioni i tij i hatashëm në vitin 2015, i detyroi deputetët e Kuvendit që ta votojnë këtë Gjykatës, teksa dy vite më pas, presioni ndërroi kahje, ku atëbotë bënte thirrje për shfuqizimin e saj.

    “Pulat dhe Gjeli”, për të cilën foli një natë ish kryeministri Kurti, po del të jetë e vërtetë, ndonëse afati prej 22 ditësh mund të ndryshojë çdo gjë. Gjykata nuk dihet se kënd do ta arrestojë, ndonëse presidenti nuk mund të arrestohet.

    Në anën tjetër, skena politike në vend dhe qeverisja do të gjendet në pozitë të palakmueshme në momentin kur presidenti jep dorëheqje, pasi për atë post, do të jetë problem zgjedhja e një të riu, për shkak se kemi një AAK kryefortë në një anë dhe një PDK e cila po nuhat mundësitë për një pazar të mundshëm, për ta nxjerrë jashtë loje Ramush Haradinajn. Ndonëse ky i fundit po flet i sigurt se nuk lëshon pe për postin e presidentit, përvoja nga vitet e kaluara na ka mësuar se Haradinaj mund t’i ndërron shpesh fjalët.

    Teksa flasim për PDK-në, nëse kryetarit të saj i konfirmohet aktakuza, para se të futet ajo parti në pazare për president, duhet ta zgjedh kryetarin e saj të ri brenda asaj partie. Çdo emër që ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë, mund të jetë problematik pasi Gjykata Speciale nuk po i dihet se kënd po e “gjuan”.

    Konfirmimi i aktakuzave për Thaçin e Veselin, do ta ndërrojë skenën politike të Kosovës, e që për këtë edhe zgjedhje mund të kemi. Në këtë rast, pushteti aktual nuk do të kishte stabilitet, teksa karriga e presidentit me siguri se do të sjellë shumë telashe.

    Konfirmimi i aktakuzave do të nënkuptonte mosaktivitet për Thaçin e Veselin edhe për shumë kohë, të cilët do të dalin jashtë rrjedhave të politikës në vend. Procesi gjygjësor atje mund të zgjas me vite.

    Akuzat e vazhdueshme ndaj të dyve nga persona të caktuar në vend, kanë sjellë optimizëm se Gjykata Speciale mund të zbardh vrasje të pasluftës në Kosovë, e sidomos anëtarëve të LDK-së. Çdo mundësi dënimi për të dy, do ta shkatërronte Partinë Demokratike të Kosovës, por që e njëjta mund ta shfrytëzoj mundësinë e art të reformimit.

    Çdo ditë që kalon deri te data 24 tetor, ata do të jenë nën ethe, ndonëse nuk mund të jenë pasiv këto ditë.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.