×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i Karaçevës: Dje u arrestuan 22 persona

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se të enjten janë arrestuar 22 persona gjatë një aksioni të ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, në rajonin e Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Podujevës, Pejës, Suharekës dhe Vitisë.

    Ky aksion ka qenë vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 19 shtator, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera, i cili kishte rezultuar me 37 persona të ndaluar.“Operacioni i sotshëm është zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara se në lokacionet e lartcekura janë zhvilluar veprimtari kriminale, përfshirë kontrabandimin me mallra, vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale dhe organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

    Gjatë aksionit policor të 19 shtatorit, janë rrënuar edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.Në mars të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshëm.Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit, kishte ardhur, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, ishin vrarë dy persona.Edhe pas vendimit të qeverisë në atë kohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksione të ndryshme, ka hasur dhe arrestuar persona të cilët ishin dyshuar se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë organizuar lojëra të fatit.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.