×
  • Lajme
  • Lajme

    Kraja: Edi Rama u soll në mënyrë të papërshtatshme, në Pejë shpalli Serbinë partner strategjik

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja, foli rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në prag të takimit të dy qeverive që pritet të mbahet nesër.

    Kraja në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se takimi i dy qeverive në Pejë ka qenë i shëmtuar.

    Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve janë varur nga teket e një personi si është kryeministri i Shqipërisë.

    “Dy fjalë për takimet pararendëse. Njërin nga takimet pararendëse ka qenë në Pejë, dhe ka qenë një nga takimet më të shëmtuara që kanë mundur ta bëjnë të dy qeveritë. Ajo për faj të kryeministrit të Shqipërisë kryesisht”.

    Rrëfehet komandant “Leka”:  Specialja pa legjitimitet, gabuam që e votuam

    “Sepse u soll në mënyrë të papërshtatshme, shpalli partner strategjik Serbinë, në Pejë e shpalli Serbinë mos e harroni këtë, pastaj tha edhe gjëra të tjera të papërshtatshme që që s’kam nevojë t’i përmend këtu. Këto marrëdhënie me Shqipërinë, janë varur nga teket e një individi siç është kryeministri i Shqipërisë”.

    Kreu i ASHAK-ut theksoi se në raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shumë marketing dhe propagandë.

    “Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa çështje që duhet të zgjidhen në raportet e ndërvetshme. Ka pasur raste siç është takimi i Korçës, kur ndërhyrjet tona kanë qenë po aq jo normale. Në këto marrëdhënie ka shumë marketing. Dhe ajo është gjëja më e keqe ka shumë propagandë dhe ajo nuk shërben për asgjë”.

    “Substanca ajo çka është unë e pashë për herë të parë sonte, janë të mira disa marrëveshje janë të skicuara. Ato marrëveshje duhet të zgjidhen. Bile kam menduar se ato marrëveshje edhe kanë përfunduar”.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po...
    Vip07 Maj 2024
    Si sot një vit më parë është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 2. Në edicionin e dytë fitues u shpall...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin...
    Vip07 Maj 2024
    Fansat kanë shpërthyer me kritika për paraqitjen e Jennifer Lopez në Met Gala 2024. Përveç fustanit, as stili i flokëve nuk u...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Vip07 Maj 2024
    Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.