×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora më afër vendlindjes, Sharr Travel nis udhëtimet Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Kjo verë ishte mjaftë e zbrazët pa bashkëatdhetarët tanë, kjo për shkak të pandemisë COVID-19.

    Në fillim mbyllja e kufijve tokësor e ajror, e më pas edhe vënja e masave ndaj shteteve të ndryshme, që shiheshin me rrezik të lartë të infeksionit.

    E, numri më i madh i kosovarëve jetojnë pikërisht në shtetin e Zvicrës, prandaj edhe pushimet verore s’arritën t’i kalojnë në vendlindjen e tyre.

    Por, një lajm i mirë erdhi ditë më parë nga ky shtet, i cili largoi masën e kufizimit për shtetasit kosovarë, duke u hapur rrugë atyre që të lëvizin drejt atdheut.

    Si gjithnjë pranë qytetarëve qëndron edhe agjencioni turistik Sharr Travel, të cilët menjëherë janë vënë në gjendje gatishmërie, si urë lidhëse për bashkëtadhetarët.

    Pas kalimit të masës së izolimit dhe njoftimit nga ana e Qeverisë së Zvicrës, tashmë udhëtimet nga Zvica për në Kosovë kanë nisur, nga data 2 tetor, për momentin janë duke u realizuar dy herë në javë.

    Diaspora në Zvicër ka qenë një nga mbështetësit kryesor të familjeve, por dhe bizneseve në Kosovë, sidomos këtë verë me këtë situatën e pandemisë kemi qenë në një situatë të jashtëzakonshme dhe është vërejt mungesa e diasporës kosovare.

    Ne presim që, diaspora nga Zvicra të vizitojë familjet e tyre përgjatë këtyre tre muajve, veçmas gjatë tetorit, pasi që shkollat në shumë kantone kanë pushimet, duke iu mundësuar udhëtime me autobusë super komod të Sharr Travel të standarteve evropiane. Por jo vetëm kaq, edhe gjatë udhëtimeve sigurisht që përfitojnë përveç çmimeve familjare me zbritje, përfitojnë edhe shërbime falas, ato të internetit, shërbimet e kafesë, shërbime të pijeve e të ushqimeve dhe shërbime të toaletit. Gjë që e bëjnë udhëtimin më të rehatshëm dhe komod”, ka thënë Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë Sharr Travel.

    Ai ka treguar se çmimi është tejet i volitshëm, ndërsa kryesorja mbetet sigurisht komoditeti që ofron kjo kompani përmes autobusëve të tyre duke iu përshtatur standarteve zvicerane të udhëtimit.

    “Tashmë udhëtimet po realizohen çdo të martë dhe çdo të premte nga Zvicra. Jemi kompania e vetme që kemi numër të konsiderueshëm të stacioneve me nisje, duke filluar nga Geneva, Lausanne, Freigurg, Bern, Basel, Zurich, e shumë të tjera, për të gjitha qytetet e Kosovës dhe kthimi nga Kosova gjithashtu bëhet nga të gjitha qytetet, në çdo të mërkurë dhe të shtunë.

    Çmimi është shumë atraktiv, për të rriturit bileta për një drejtim është 100 franga, ndërsa për fëmijë 80.

    Kjo i mundëson diasporës sonë që me shumë pak mjete buxhetare të udhëtojë nga Zvicra në Kosovë brenda një periudhe kohore 24 orëshe, sepse autobusët janë modern dhe udhëtimet janë shumë të lehta, kur kemi parasysh se jemi në një sezonë që s’ka kolona dhe pritje në kufi”.

    Krejt në fund Kurtishaj pati edhe një thirrje për bashkëatdhetarët.

    “I bëjmë thirrje gjithë diasporës që të udhëtojnë me Sharr Travel, të shfrytzojë këtë mundësi, të shfryzojnë Sharr Travel si shtëpi të tyre që të jenë edhe pranë familjeve të tyre, duke kontribuar drejt për së drejti në hyrat buxhetare të bizneve, por edhe të shtetit të Republikës së Kosovë”.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.