×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Qeveria ta sqarojë ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e “Minierës së Re”

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, në një prononcim për portalin Front Online, ka kërkuar nga Qeveria “Hoti” të tregojë se pse është bërë ndërrimi i lokacionit për ndërtimin e “Minierës së Re” edhe pas vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar..

    “Qeveria duhet të sqaroj se çka është puna pse e kanë ndërruar kahjen pasi që fillimisht ka qenë mirë, Kryeministri e ka marrë një vendim që ekspertët më thënë fjalën e tyre dhe pas marrjes së këtij vendimi bordi e ka aprovuar atë vendim, tash ata po donë me shku në Veri dhe nuk kanë dhënë arsyetim, unë po pres me u arsyet dhe nëse jo ne kemi me kërkuar debate publik me u sqaruar këto presione pasi që fjalë është për miliarda, në këtë seancë  ata duhet me sqaruar opinionin pse”, tha deputeti i PDK-së.

    Ai ka thënë se edhe pse e kanë ngritur këtë çështje në Kuvend dhe në media, Hoti nuk ka reflektuar.

    “Deri tani nuk kemi parë reflektim nga qeveria, Çështjen e ndërtimit e kemi ngrit edhe në Kuvend kryeministri ka qenë aty por nuk ka fol”,

    Xhemajlaj tha se ndërrimi i lokacionit për ndërtimin  e  “Minierës së Re” nga toka publike në tokë privatë lë për të kuptuar se ka të bëjë me diçka të keqe.

    “Në qoftë se nuk e ndërrojnë kahjen e ndërtimit na bënë  me dyshuar për çdo gjë të keq, pasi qe atje duhet të blihet 90% e tokës”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa ditë më parë përmes një konference për media deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë se braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit.

    Por, akuzave të PDK-së, nuk i është përgjigjur Qeveria  në krye me Avdullah Hotin dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Front Online lidhur me këtë ka dërguar pyetje të dy palët, por deri në publikimin e këtij teksti nuk janë përgjigjur lidhur me dyshimet e ngritura nga deputeti Xhemajli./Front Online/

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.