×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja i përshtat rregullat gjatë procesit të zgjedhjes së kryeshefit të Sekretariatit

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Shkelje të shumta procedurale dhe ligjore e kanë shoqëruar përzgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të Sekretarit të Komisionit Qendror Zgjedhor (SKQZ), i cili është finalizuar tek javën e kaluar. Pas përfundimit të intervistimit, në krye të ekzekutivit të KQZ-së është emëruar Burim Ahmetaj, i cili deri më tani ka qenë shef i Qendrës për Numërimin e Votave dhe Rezultateve.

    Procesi i nisur më 16 qershor ka përfunduar më 24 shtator, periudhë brenda së cilës ka pretendime për një sërë shkeljesh. Në mes të procesit, anëtarët e KQZ-së i kanë ndryshuar rregullat e “lojës”, duke e rritur përbërjen e panelit intervistues. Po ashtu, e kanë bërë menjëherë të ekzekutueshëm njoftimin për kandidatin e suksesshëm, duke nxjerrë “vendim për zbatimin e vendimit” pa respektuar afatin e ankesave, ani pse kandidati i listës së ngushtë kishte paralajmëruar ta ushtrojë këtë të drejtë.

    “Koha” ka siguruar dokumentet që dëshmojnë prapaskenat dhe kronologjinë e këtij emërimi.

    Problemet kishin nisur të shfaqeshin më 4 gusht, kur në rend dite ka qenë “Caktimi i Komisionit përzgjedhës për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të SKQZ-së”.

    Për shkak të mosmarrëveshjeve për themelimin e Komisionit, në mbledhjen e 12 gushtit KQZ-ja ka caktuar mbledhje mes anëtarëve me qëllimin që ta ndryshojë paragrafin “problematik” i cili flet për përbërjen e komisionit.

    “Paneli Intervistues përbëhet nga pesë (5) anëtarë të zgjedhur me vendim të KQZ-së, duke e respektuar përfaqësimin e komuniteteve, i cili ndërmerr të gjitha veprimet lidhur me hartimin e listës së shkurtër të kandidatëve për pozitën e KE-së. Kryesuesi i Panelit Intervistues zgjidhet nga ana e panelistëve”, thotë paragrafi 3.2 i Udhëzimit për Ndryshimin dhe Plotësimin Administrativ nr. 01/2012 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Emërimin dhe Shkarkimin e KE-së/Zv-KE-së/SKQZ-së, Drejtorit Ekzekutiv të ZRPPC-së dhe Zëdhënësit për Informim… (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)

    Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.