×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi: Në nëntor përfundon hartimi i gjashtë ligjeve

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi ka deklaruar se deri në muajin nëntor do të përfundojnë gjashtë ligjet të cilat i kanë paraparë si ministri. Ndërsa, sa i përket Ligjit për Trashëgimi Kulturore tha se janë në përfundim të hartimit dhe së shpejti do ta procedojnë në Kuvend për miratim.

    Dumoshi ka theksuar se do të rishikohen listat e përkohshme dhe përhershme të aseteve.

    Kështu është shprehur ajo gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

    Nënkryetari i komisionit Jahja Koka ka kërkuar të di se çfarë po ndodhë me Burgun e Prishtinës, i cili është paraparë të shndërrohet në Muze.

    “Çka po ndodhë me projektin e çarshi xhamisë, nuk është ndërmarrë asnjë hap edhe pas dy viteve të nënshkrimit të marrëveshjes. E njëjta ka ndodhë dhe po ndodhë me hamamin e Prishtinës. Çka po ndodhë me të? Çka po ndodhë me burgun e Prishtinës, meqë është bërë një ekspozitë preliminare, kur planifikohet të hapet muzeu dhe sa është buxheti”, ka thënë ai.

    Vlora Dumoshi tha se këto projekte janë shumë domethënëse për trashëgiminë kulturore.

    “Çarshia e Xhamisë është më e vjetra në rajon. Në këtë projekt nuk ka pasur keqpërdorime. Me keqardhje e them që Komuna e Prishtinës nuk ka mbërri me i krye punimet. Në takimin që e kam pasur me kryetarin, është thënë se tash e kanë marrë turqit dhe pritet me u marrë prapë. Për keqardhje është edhe hamami i Prishtinës. Burgu u Prishtinës është projekt shumë domethënës. Muzeu nuk mundet me u bo për 1 muaj apo 6 muaj. Sa i përket buxhetit, MKRS e ka buxhetin”, është përgjigjur Dumoshi.

    Anëtarja e Komisionit, Teuta Haxhiu tha se është me rëndësi të dihet se ku është Ligji për Trashëgimi kulturore dhe sa është punuar në këtë aspekt.

    “Unë kërkoj një raport të të gjitha aseteve të cilat janë në listën e mbrojtjes dhe të dimë për to.

    Ndërsa Dumoshi tha se janë duke punuar në përfundimin e ligjit.

    “Ne jemi duke punuar dhe jemi në përfundim të ligjit. Ne deri në nëntor duhet të dorëzojmë gjashtë ligje që i kemi paraparë në programin e ministrisë. Lista e përhershme dhe e përkohshme e shumë aseteve tona ne duhet ta rishikojmë këtë pjesën të cilën e kemi listën e përkohshme. Kemi kërkesa edhe prej qytetarëve. Është anomali nëse thuhet që këtu ka qenë një kullë dhe aty është vetëm toka dhe aty është hyre në listën e përkohshme”, theksoi ajo.

    Deputeti i partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka tha se me rishikim të buxhetit është bërë sakatosje e buxhetit në linja të rëndësishme.

    “I keni vetëm tre paragrafë për të rinj. Se kam të qartë ku është baza e tyre dhe si do i realizoni. Shumica e të rinjve dëshirojnë të ikin prej vendit. E çuditshme është që nuk shohim ende një plan konkret për të rinjtë. Nuk e di nëse ka ndonjë fond të MKRS-së se si me rikthyE trurin e vendit. Sa për qind e fondeve janë nda dhe pse nuk janë ndarë të gjitha, a mendoni që edhe kultura me qenë e pavarur. Pse po vonohet mbështetja e tyre”, u shpreh ai.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.