×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja deklarohet rreth kërkesës së Vetëvendosjes për deputetin Etem Arifi

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje, pas votimit të Qeverisë “ Hoti”, ka dërguar në Gjykatën Kushtetues të Kosovës, kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi.

    Këtë kërkesë, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë pasi që deputeti Arifi është i dënuar për mashtrim me subvencione, ai sot është vetëdorëzuar në  Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

    Lajmin  për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënsi i SHKK-së, Floren Gashi.

    “Sapo kontaktova me qendrën në Hajvali  dhe me treguan se personi në fjalë  është paraqitur atje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësi, Florent Gashi.

    E, lidhur me kërkesës e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Kushtetuese për Front Online kanë thënë se janë në shqyrtim të kërkesës dhe mbledhjes të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues.

    “Përkitazi me kërkesën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi, Gjykata ka pasur komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe palët e përfshira në rast deri të martën e kaluar, me qëllim të kompletimit të dosjes së lëndës. Afati 60 ditorë për shqyrtimin e këtij rasti, fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinion”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili e ka dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi tha për Front Online se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për kërkesën të cilën e kanë dorëzuar muaj më parë.

    Abrashi tha se deputeti Arifi i cili është i dënuar për mashtrim nuk është dashur të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe as të marrë pjesë në votimin e Qeverisë “Hoti”.

    “Ne jemi të vetëdijshëm që ka një vonesë nga Gjykata Kushtetuese. Më duket që arsyetimet i kanë për shkaqe procedurale ngase janë ende duke i mbledhur materialet dhe provat, por që rasti është i qartë kemi të bëjmë me një deputet i cili është dënuar me vendim të formës së prerë. Pra ai nuk është dashur të jetë aty hiq e lere më të votoj me qenë se po flasim për votën vendimtare që ka mundësuar zgjedhjen e Qeverisë dhe na rasti ne kemi dërguar dhe jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës. Për ne kjo është shumë e qartë kemi të bëjmë me një Qeveri e cila është zgjedhur në mënyre joligjore dhe ne e kontestojmë legjitimitetin e Qeverisë ‘Hoti’, tha Abrashi për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë, po e pret presidentja e...
    Lajme11 Mars 2025
    Një hallakamë e madhe mund të krijohet pas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përderisa Vetëvendosja nuk shkon mbi...
    Lajme11 Mars 2025
    Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga...
    Të tjera
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti, viktimave  meshkuj, u ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.