×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur nuk keni nevojë ta bartni maskën në Kosovë?

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrojtje nga COVID-19, përmes së cilit tregohet se kur qytetarët duhet t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

    Bazuar në udhëzuesin e MSH-së, rastet kur nuk është e nevojshme bartja e maskës janë:

    -Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;

    -Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).

    -Nëse jeni vetëm në veturë

    -Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie

    -Personat shurdhmemecë.

    -Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.

    -Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.

    Ndërkohë, përdorimi i maskës është i nevojshëm në rastet kur:

    -Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar tuajin me covid-19

    -Nëse jeni i sëmurë me COVID-19 ose dyshoni se jeni prekur nga COVID-19, mos dilni nga shtëpia, përveç rasteve për të shkuar te mjeku. Mundësisht, qëndroni në një dhomë të veçantë në shtëpinë tuaj. Nëse keni nevojë të jeni pranë familjarëve në shtëpi, vendoseni maskën.

    -Gjatë qëndrimit në secilin institucion shëndetësor.

    -transporti publik (aeroplan, tren, kombi, taksi dhe autobus)

    -qendrat e transportit (stacionet dhe terminalet e autobusëve dhe trenave)

    -dyqane, supermarkete dhe qendra tregtare

    -ambiente që ofrojnë shërbime zyrtare, profesionale, juridike ose financiare (institucione zyrtare, postë, bankë, etj.)

    -ambiente që ofrojnë kujdes personal dhe trajtime bukurie (sallone ondulimi, berberë, sallone estetike, qendra masazhi, etj.)

    -qendra turistike dhe argëtuese (muze, galeri, kinema, teatër, salla e koncerteve, shtëpi të kulturës, salla dasmash etj.)

    -biblioteka dhe sallat e leximit publik

    -faltoret (kishat, xhamitë)

    -qendrat e komunitetit, qendrat rinore, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

    -sallat e ekspozitave dhe konferencave

    -zonat publike në hotele dhe bujtina

    -depotë dhe mjediset e distribucionit

    -ambulantat veterinare

    “Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj. Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të radhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH-së.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.