×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazoviq: Koha për ndryshime rrënjësore, Mali i Zi do të jetë shembull për rajonin

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, tha se URA është koalicioni i vetëm i qeverisë së re që ka mbrojtur hapur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe politika e së cilës ishte e orientuar pa dyshim drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

    “Ne nuk do të lejojmë asnjë bixhoz me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe kemi mbështetjen e fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, theksoi Abazoviq në një bisedë me “Danas”.

    Ai tregon se sfidat në rrugën e reformimit të shërbimeve të sigurisë janë jashtëzakonisht të mëdha dhe komplekse, por nuk ka dyshim se kjo reformë është një parakusht kryesor për luftën më efikase kundër krimit dhe korrupsionit, e cila është një nga detyrat kryesore të qeverisë së re, transmeton Telegrafi.

    “Është e qartë për të gjithë se shërbimet e sigurisë në regjime jodemokratike, të tilla, si ajo në Malin e Zi deri kohët e fundit, përdoren shumë më shpesh për të monitoruar disidentët politikë dhe kritikët e regjimit, sesa për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të luftuar krimin. Është e nevojshme të ndryshojmë rrënjësisht, nëse duam që Mali i Zi të zbatojë vërtet reformat e nevojshme dhe së shpejti të bëhet një anëtar i plotë i Bashkimit Evropian (BE)”, theksoi politikani shqiptar.

    Ai është i bindur se vala e ndryshimit e sjellë nga politika e URA-s po përhapet brenda rajonit.

    “Rajoni ynë meriton dhe mund të bëjë shumë më tepër, veçanërisht në drejtim të demokratizimit të institucioneve dhe kapërcimit të ndarjeve të shumta shoqërore. Përvoja e Malit të Zi është shembulli më i mirë se askush nuk është i pathyeshëm ose i paprekshëm dhe se ndryshimet janë të mundshme, edhe kur pak besojnë në to”, tha Abazoviq.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.