×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB-ja bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të konfliktit Armeni – Azerbajxhan

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje të dielën Azerbajxhanit dhe Armenisë që menjëherë t’i ndërpresin përleshjet në rajonin Nagorno-Karabak.

    Duke i dënuar përdorimin e forcës dhe vrasjen e civilëve, Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që menjëherë t’i ndërpresin luftimet, t’i ulin tensionet dhe të kthehen në negociata kuptimplote pa vonesë, tha zëdhënësi i tij përmes një deklarate.

    Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se Guterres do të bisedojë përmes telefonit me presidentin azer, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

    Thirrje për ndërprerje të menjëhershme të përleshjeve bëri edhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, duke e dënuar ashpër eskalimin e situatës.

    “Shtetet e Bashkuara janë të alarmuara nga raportet për veprime të gjera ushtarake përgjatë Vijës së Kontaktit në zonën e konfliktit në Nagorno-Karabak që ka rezultuar me pasoja të konsiderueshme, përfshirë pasojat në civilë. Ne u shprehim ngushëllime familjeve të personave të vrarë dhe të lënduar”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

    Përleshja e armatosur mes dy vendeve të Kaukazit Jugor shpërtheu gjatë fundjavës, ku deri më tani janë vrarë së paku 24 persona.

    Marrëdhëniet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene e pushtoi rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.