×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sesioni në OKB udhëhiqet nga Besiana Kadare

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Më 22 shtator ka filluar në New York Java e Nivelit të Lartë të Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Po gjatë kësaj jave mbahet dhe Debati i Përgjithshëm, i cili përbën një moment kyç në aktivitetin vjetor të OKB-së pasi shërben si një takim i përvitshëm i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Organizatës.

    Në fakt, ky vit ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi ky shtet është zgjedhur për herë të parë në postin e Zv/Presidentes së sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme.

    Në këtë kontekst, Ambasadorja e Shqiperisë pranë OKB-së, Besiana Kadare, ka drejtuar mbledhjet plenare të Debatit të Përgjithshëm, duke i dhënë fjalën, edhe Kryeministrave të shume vendeve si Italia, Greqia, Kroacia, Spanja, Gjeorgjia, Armenia, etj.

    Momenti më i veçantë ka qenë kur Ambasadorja Kadare, në cilësinë e Zv/Presidentes të sesionit, i ka dhënë fjalën Presidentit shqiptar.

    Ajo ka publikuar disa fotografi nga mbledhja. Shumë shqiptarë jane ndjerë krenar për këtë arritje dhe kanë komentuar gjerësisht në mediat sociale.

    Shqipëria u përfaqësua në Debat nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në fjalën e tij, theksoi se Shqipëria është e angazhuar fuqimisht në mbështetje të multilateralizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave globale dhe pasojave të COVID-19.

    Zgjedhja ne postin e zv/Presidentes i jep Shqipërisë shumë vizibilitet dhe peshë politike në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar kështu angazhimin gjithnjë e më aktiv të Shqiperisë në diplomacine shumëpalëshe.

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.