×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti: Ky koti u bo qëlim i kuq për Vuçiqin e Serbisë

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar mini-shengenin, ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në Jugosllavinë e katërt do të jenë vetëm konsumator të mallrave serbe dhe do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë dhe prodhuesit tonë do të mbesin të pambrojtur.

    Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur online, tha se derisa vendet e rajonit dhe shumë vende në botë, kanë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, në Kosovë është një pushtet uzurpator që i frikësohet zgjedhjeve.

    Kurti: Qeveria Koti dhe PDK s’po guxojnë të mbajnë zgjedhje

    “Këtu të ne kemi përball një pushtet uzurpator të Qeverisë Koti e të kinëse opozitës PDK, të cilët kanë frikë nga zgjedhjet e nga demokracia, pra ata që dikur e frikësonin popullit, tash i frikësohen zgjedhjeve. Jo vetëm që nuk guxojnë për zgjedhje të përgjithshme, por nuk guxojnë as për zgjedhje në komunën e Besianës, ku po i vonojnë e po i spostojnë ato. Ata janë të vetëdijshëm që kurdo e kudo që shpallen zgjedhjet qendrore apo lokale, pushteti i tyre do të zvogëlohet drejt tretjes sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, tha Kurti.

    Kurti tha se Hoti po ngutet të shkruaj çdogjë të hap çdo temë duke e degraduar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

    Kurti: Ky koti u bo qëlim i kuq për Vuçiqin e Serbisë

    “Është hera e parë që një qeveri kosovare merr anë në zgjedhjet amerikane dhe rreshtohet qind për qind pas njërit kandidat dhe kundër tjetrit a thua se e dinë paraprakisht se kush do të fitojë në zgjedhjet në Amerikë. Jo vetëm që rreshtohen në fushatë pas Trampit por pranojnë edhe të nënshkruajnë koncensionin më të mëdha që iu janë bërë Serbisë prej Kosovës, qysh prej pasluftës……shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë Jugosllavi të katërt do të jenë vetëm konsumator të mallrave serbe e do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë, sepse prodhuesit tanë do të mbesin të pambrojtur e shteti nuk do të ketë mundësi të nxisë ekonominë vendore. Serbia veç këtyre fitojë edhe rehabilitimin e plotë para syve të Amerikës, kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpinë e Bardh e tash e dërguan dhe e mundësuan këta një…ky koti u bo qëlim i kuq për Vuçiqin e Serbisë“, tha ai, duke numëruar të drejtat që fitojë Serbia në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

    Sipas tij, keqmenaxhimi i pandemisë po i kushton Kosovës, ku sipas përllogaritjeve në rastin më optimist 12% e qytetarëve do të mbesin pa punë, ndërsa, në rastin më pesimist, nëse do të ketë një valë të dytë, ky numër do të shkojë deri në 40 %./KP/

    Kurti: Asnjë plan nuk paraqet qeveria për t’u ballafaquar me krizë ekonomike

    “Asnjë masë dhe asnjë plan nuk paraqet qeveria për t’u ballafaquar me krizë ekonomike të përmasave të mëdha, përkundrazi bën lëvizje të pa arsyeshme duke prekur Fondin e kursimet pensionale. Ky hap i rrezikshëm nuk i ndihmon njerëzit sepse shumica ka pak kursime pensionale…. Ky veprim synohet vetëm që t’ia hap qeverisë rrugën për të vjedhur edhe kursimet pensionale“, tha ai.

    Ai foli për zgjedhjet e brendshme në VV, ku tha se po bëjnë reforma të mëdha që do të rezultojnë me forumin e gruar dhe rinisë.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën. Deliu-Kodra përmes një...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Vip02 Maj 2024
    Këngëtarja Melinda Ademi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndanë momente të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.