×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri i Libanit jep dorëheqje

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Kryeministri i Libanit, Mustapha Adib, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij, ky vendim erdhi si shkak i një ngërçi politik për formimin e Qeverisë.

    Njoftimi dhe vendimi i Adib erdhi pas një muaji që kur u emërua në krye të detyrës dhe pas një takimi me presidentin libanez, Michel Aoun.

    Udhëheqësi francez, Emanuel Macron, u ka bërë presion zyrtarëve libanezë që të formojnë një kabinet të përbërë nga specialistë për të punuar në miratimin e reformave urgjente, për të nxjerrë Libanin nga kriza ekonomike dhe financiare si dhe nga shpërthimi i 4 gushtit në Bejrut, përcjell France24.

    Të gjitha përpjekjet e Mustapha Adib të mbështetura nga Franca, kanë hasur në pengesa të shumta, pasi grupet kryesore Shiite të vendit, Hezbollah dhe Amal, kanë këmbëngulur në mbajtjen e Ministrisë kryesore të Financave.

    Këmbëngulja e të dy grupeve ishte gjithashtu për të emëruar ministrat e tyre në kabinetin e ri si dhe kundërshtuan ashpër formimin e qeverisë, pa u këshilluar me ta.

    Adib deklaroi se po tërhiqet me arsye që kabineti që ai do ta formonte, “ishte i detyruar të dështonte” dhe ishte i etur për të mbrojtur unitetin kombëtar.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    AstraZeneca ka njoftuar se ka iniciuar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj COVID-19. Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo kompani,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Zyrtarët ukrainas thanë mëngjesin e së mërkurës se ushtria ruse e ka goditur infrastrukturën e rëndësishme ukrainase në së paku gjashtë rajone...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që dyshohet se kanë tentuar t’i godasin me traktorë policët që janë...
    Lajme08 Maj 2024
    Gjashtë persona mbetën të lënduar në aksidentin e sotshëm tek konviktet në Prishtinë. Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla,...
    Lajme08 Maj 2024
    Demokraci Plus ka publikuar analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar komandant Drinin (Ekrem Rexhën), duke thënë se ai ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i...
    Lajme08 Maj 2024
    Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të drejtë vote kanë 1814317 votues për zgjedhjet...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.