×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Është duke u poshtëruar shteti dhe pushteti i Kosovës

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Nasim Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm në zyrat e organizatës nga EULEX.

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm në zyrat e organizatës nga EULEX.

    Ai nuk gjendet në objekt por është njoftuar në lidhje me bastisjen e sotme.

    “Aktualisht jam jashtë zyrave, më vjen shumë keq që nuk jam aty. Ne të gjithë sot kemi një mision dhe një detyrë. Jo, nuk jemi paralajmëruar për këtë bastisje, vetëm nga mediat, në telefon nuk përgjigjet askush përveç sekretarit Klinaku i cili më tha se nuk më lejojnë të ngjitem lartë”, deklaroi Haradinaj për TV Dukagjinin.

    “Unë e telefonova avokatin Tomë Gashi i cili më konfirmoi se ka hyrë brenda dhe pastaj procedurat e tyre që janë. Bëhet fjalë për një poshtërim të shtetit dhe pushtetit tanë, bëhet fjalë për një urdhër të një prokurori dhe fjalë të Vebih Kajtazit, të cilin e përgëzoj për suksesin e tij me EULEX-in”, shtoi ai.

    “Nuk kam ndonjë konfirmim në lidhje me arrestime ose diçka të tillë, për ato detaje i flet avokati. Ajo që na dobëson si shtet është se në Kosovë kush të dojë sorollatet dhe bën çfarë të dojë. Ne nuk kemi as Kushtetutë, as Parlament, asgjë, por jemi kukulla”, u shpreh Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.