×
  • Lajme
  • Lajme

    Odat kërkojnë konsensus për legjislacionin për rimëkëmbje

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvenit të Kosovës që të  arrijnë konsensusin e nevojshëm që do të mundësonte krijimin e legjislacionit përkatës për zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike, raporton Front Online.

    Njoftimi i plotë:

    Janë bërë gjashtë muaj nga vendosja e masave të para kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19 të cilat kanë shkaktuar ndërpërerje të paprecedentë të aktiviteteve ekonomike dhe rrjedhimisht vështirësi të mëdha në operimin e ndërmarrjeve të të gjitha industrive në Kosovë. Derisa reagimi institucional në fazën emergjente ishte i mangët dhe i vonuar, shumë ndërmarrje vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënim serioz në aspektin e mbijetesës dhe ruajtjes së vendeve të punës.

    Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që duke u bazuar në nevojën e bizneseve për veprim të shpejtë për zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike, të arrijnë konsensusin e nevojshëm që do të mundësonte krijimin e legjislacionit përkatës për zbatimin e këtyre masave.

    Duke qenë të vetëdijshëm që përmbajtja e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ka nevojë për plotësim të mëtejmë me dispozita të tjera që adresojnë vështirësitë e sektorit privat, në fazën aktuale, por edhe në fazë afatgjatë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane u kërkojnë deputetëve që në seancën e sotme të aprovojnë në lexim të parë projektligjin e proceduar nga ekzekutivi, duke hapur mundësinë e plotësimit të mëtejmë të tij deri në leximin përfundimtar.

    Veprimi i shpejtë i përcjellë me masa që adresojnë në mënyrë proporcionale dëmin e shkaktuar në ekonomi, është thelbësor për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia COVID19, si dhe përmbajtja e thellimit të vështirësive ekonomiko-sociale, në një kohë kur vendet e tjera janë shumë para Republikës së Kosovës në aspekt të ndërhyrjes shtetërore me qëllim të drejtimit dhe zbatimit të programeve të rimëkëmbjes ekonomike. Në të kundërtën, situata ekonomike dhe sociale do të vijojë të bëhet edhe me e rëndë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.