×
  • Lajme
  • Lajme

    Morina: Nuk kemi qenë ithtarë të heqjes së 10 përqindëshit nga TRUST

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina ka thënë se me ndryshimin e ligjit për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale pritet që rreth 200 milionë euro të tërhiqen nga fondi.

    Megjithatë, Morina theksoi se nuk kanë qenë ithtarë të kësaj ideje qeveritare, pasi ka pasur mundësi të tjera.

    “Sa i përket 10 përqindëshit nuk është që kemi qenë ithtarë të kësaj ideje, mgjithatë kontribuuesit e kanë mirëpritur. Ka pasur alternativa tjetra përmes borxhit publik. Por, kemi bërë të gjitha përgatitjet që skema të ekzekutohet në rast se ndryshohet ligji në Kuvend. Ne jemi përfshirë në fazën e implementimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike”, theksoi Moria.

    Këto komente Morina i bëri në Komisionin për Buxhet dhe Transfere gjatë raportimit për raportin vjetor 2019.

    Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Trustit Adrian Zalli tha se në Trust 160 milionë euro janë të pa investuara, dhe kurdo që kalon ligji ato mund të shpërndahen tek kontribuuesit që janë të interesuar.

    Llogaritët se 370 mijë llogari janë aktive në Trust, derisa drejtues të Trustit theksuan se 74 përqind e mjeteve të fondit janë investuara jashtë vendit, ndërsa 24 përqind në tregun vendor.

    Kujtojmë, se për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ka pasur dy tentime për votim, por në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet, pasi po kundërshtohet ky plan nga partitë opozitare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.