×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje rreth aksionit të Karaçevës, policët në suspendim deri në përfundimin e hetimeve

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Policia e Kosovës, së bashku me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Doganën e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, të premten kanë realizuar një aksion  në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, raporton Front Online.

    Në këtë aksion u arrestuan 30 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kontrabandimi me mallra’’ dhe  ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Lidhur me arrestimin e zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e Karaçevës, Inspektorati Policor ka marrë vendim që ata të suspendohen deri në përfundimin e hetimeve.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës në përputhje me mandatin ligjor ka rekomanduar suspendimin deri në përfundimin e hetimeve  për 12 zyrtarët policorë të arrestuar më datë 18 dhe 19 shtator 2020”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.

    Nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Front Online, se të arrestuarit gjatë aksionit në Karaçevë mund të kenë edhe dosje  tjera me vepra penale të kontrabandimit të mallrave, gjë për të cilat do të verifikohet ditëve në vijim.

    “Disa nga të arrestuarit mund të kenë dosje për vepra penale të kontrabandimit të mallrave nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mirëpo për këtë duhet një verifikim më i thellë për secilin person. Në ditët në vazhdim mund të njoftojmë më hollësisht për kryerësit e veprave dhe numrin e veprave të kryera”, bëjnë të ditur nga Prokuroria.

    30 të arrestuarve nga ky aksion, Gjyqtari i procedurës paraprake, Ramiz Azizi, iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë..

    Ndërsa për komunën e Kamenicës, aksioni i së premtes ishte një ndër aksionet më të mëdha.

    Në një përgjigje me shkrim nga kjo komunë për Front Online, kanë thënë se intervenimi i institucioneve shtetërore në aksionin e Karaçevës dëshmon se Policia e Kosovës ka qasje edhe në atë pjesë.

    “Ky aksion është një nga veprimet më të mëdha Për ne ishte tejet i rëndësishëm intervenimi i Prokurorisë, Inspektoratit Policor dhe Policisë së Kosovës, sepse në këtë pjesë të komunës sonë ishte krijuar një përshtypje që institucionet shtetërore nuk mund të kenë qasje për shkak të një marrëveshjeje tekniko-ushtarake mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe. Por tashmë u dëshmua e kundërta sepse Policia e Kosovës ka qasje në këtë pjesë dhe qytetarët do të ndihen më të mbrojtur nga institucionet e sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj komune.

    Nga kjo komunë kanë thënë se disa herë kanë bërë kërkesë të organet e drejtësisë për t’i rrënuar objektet pa leje në të cilat është ushtruar veprimtari e kundërligjshme, por nuk i kanë rrënuar pasi që janë njoftuar se janë duke u bërë hetime.

    “Siç e dini në atë zonë ka pasur ndërtime ilegale ku edhe janë zhvilluar veprimtari të tilla dhe e gjithë kjo hyn në kompetencat e komunës. Ne kemi bërë asistimin tonë duke rrënuar objektet që ishin të destinuara për kazino. Si komunë edhe më herët kemi paraqitur kërkesë tek organet kompetente për të vepruar në bazë të asaj se çka është në mandatin tonë, pra rrënimin e tyre, por më pas na është sqaruar se është duke u bërë një hetim më i madh lidhur me ushtrimin e veprimtarive ilegale”, thuhet më tej në përgjigjen e komunës së Kamenicës./Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot Naser Hafizi është përdorur vetëm si instrument nga siç e ka quajtur ai skema...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra, gjatë seancës së sotme, ka thënë se deputetët e pushtetit nuk kanë ardhur në kuvend pasi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se pushteti ka ndikuar që Radio Televizioni i Kosovës nuk po e...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar takimin me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci,...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm....
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e gjeneralit, Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Nëpërmjet një postimi në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat...
    Lajme16 Tetor 2024
    I akuzuari për sulmin ndaj policisë dhe KFOR-it, Lazar Dejanoviq, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar ka arritur marrëveshje me Prokurorin...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT) tha se përkundër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.