×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qiproja bllokon sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë, i kushtëzon me masa kundër Turqisë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur të hënën në Bruksel, dështuar të pajtohen njëzëri për sanksionet kundër Bjellorusisë, pavarësisht kërkesës së lideres së opozitës në këtë shtet.

    Qiproja u ankua ndaj listës së sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të marrë masa edhe ndaj Turqisë për eksplorimin e gazit në pjesën lindore të Mesdheut, ndonëse kjo është çështje krejt tjetër që nuk ndërlidhet me Bjellorusinë.

    Bllokada e krijuar nga një nga shtetet më të vogla të bllokut e vuri në pah faktin se si diplomacia e BE-së shpesh paralizohet nga një sistem që ia mundëson një vendi fuqinë e vetos ndaj të gjitha shteteve tjera. Çështja tash do të trajtohet në samitin e liderëve të BE-së që mbahet më 24 dhe 25 shtator.

    “Ndonëse ka vullnet të qartë për miratimin e këtyre sanksioneve, kjo nuk ka qenë e mundur sot për shkak se unanimiteti i kërkuar nuk u arrit”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Ministri i Jashtëm i Qipros, Nikos Christodoulides, këmbënguli që BE-ja të shfaqë përputhje me shkeljet e sovranitetit dhe të drejtave të njeriut, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Durimi ndaj Qipros po harxhohet në shumicën e kryeqyteteve evropiane. Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë në një rrjet social shkroi: “Është për keqardhje që sot ne nuk arritëm të vendosim për sanksione ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut atje për shkak të një “pengmarrjeje” nga një vend anëtar. Kjo dërgon sinjal të gabuar te bjellorusët, shoqëritë tona dhe tërë bota”.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënuan fitore në zgjedhjet rajonale katalonase të mbajtura të dielën, më 12 maj, në të cilat...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Pas vitesh grindjeje me Greqinë u zgjidh konflikti për emrin e ri, Maqedoni e Veriut, pas ujdisë. Por presidentja e re e...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues që zhvilluan protestë paqësore gjatë natës jashtë Parlamentit kundër...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Haki Shatri, ish ministër i ekonomisë, mungesën e investimeve kapitale nuk po e sheh befasuese nga Qeveria “Kurti”, duke theksuar se këta...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Katër Komunat kryesore të Kosovës, Prishtina, Peja, Gjakova dhe Gjilani, kanë raportuar pak buxhet të shpenzuar në kategorinë e investimeve kapitale në...
    Kronika13 Maj 2024
    Një serb është arrestuar nga Prokuroria Speciale. Dyshohet se S.M, dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale që lidhen me kapitullin...
    Tenderët13 Maj 2024
    Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) e ka shpërblyer me tender hiç më pakë se 1,9 milionë euro kompaninë “Mercom Company” për furnizim...
    Lajme13 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit përveq boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e...
    Lajme13 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë. Postimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.