×
  • Sport
  • Sport

    ​Sot dhe nesër zhvillohet gara automobilistike në Sllatinë

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Drag Race është ndër disiplinat më të preferuara për garuesit dhe dashamirët e automobilizmit në Kosovë. Në këtë fundjavë, në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e dytë e kësaj disipline për këtë vit.

    Interesimi edhe kësaj radhe është mjaft i madh, prandaj gara do të zhvillohet në dy ditë. Të shtunën do të mbahet gara në klasat 16, 15 dhe 14, ndërsa klasat tjera garojnë të dielën.

    Ndërkohë, procedurat e pjesëmarrjes janë ato të zakonshme, me një dallim të vetëm.

    Ndryshe nga herët tjera, kësaj radhe, regjistrimi për pjesëmarrje në garë, pajisja me numra dhe kontrollimi teknik, nuk do të bëhen në pistë, por në një pikë të karburantit në Sllatinë, drejtimi Prizren-Prishtinë.

    Këto procedura do të kryhen nga ora 09:00 deri 10:30. Pastaj do të vazhdohet me vozitjet e lira, brifingun me garues epublikimin e rezultateve kualifikuese.

    Të dielën, gara zyrtare fillon në orën 12:00, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj bëhet publikimi i rezultateve. Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Eurogoma RT dhe institucionet relevante i ka marrë të gjitha masat për rrjedhë sa më të mirë të garës.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Gusht 2025
    Në vitet e fundit nataliteti ka shënuar rënie në Kosovë. Faktorët ekonomikë, migrimi i popullsisë, karriera si dhe ndryshimi i stilit të...
    Lajme03 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Bazuar në këto të dhëna, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu...
    Lajme03 Gusht 2025
    Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen. Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Nga Velipoja në Ksamil, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare e Shqipërisë po vijojnë monitorimet në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe...
    Lajme03 Gusht 2025
    Është gjetur Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare që u raportua e humbur këtë të diel në “Rrugën B”. Pak minuta pasi raportoi Klankosova.tv...
    Lajme03 Gusht 2025
    Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare është raportuar e zhdukur nga nëna e saj. Për redaksinë e Klankosova.tv, nëna e Hirës, Dafina Muçiqi, thotë...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Ndër temat...
    Lajme03 Gusht 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, figurë e njohur në sektorin e turizmit dhe transportit, ka reaguar sërish ashpër ndaj ngritjes së çmimeve në Shqipëri gjatë...
    Lajme03 Gusht 2025
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 21-vjeçarit kosovar, Pashtrik Krasniqit në Villadossola të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.