×
  • Lajme
  • Lajme

    Në treg shitet qumështi i huaj, fermerët kosovar detyrohen ta derdhin qumshtin

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Çdo ditë që fermerët kosovarë detyrohen të derdhin nga një cisternë me qumësht në lum, së paku një kamion i ngarkuar me qumësht nga Sllovenia, Maqedonia e Çekia hynë në Kosovë.

    Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Doganave të Kosovës dëshmojnë se fermerët kosovarë janë në hall me prodhimin nga importi.

    Vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më 13 shtator, kanë hyrë në Kosovë mbi 220 milionë litra qumësht nga vendet e ndryshme të botës.

    Ndërkaq në vlerë monetare sipas Doganës së Kosovës kjo sasi kapë shifrën rreth 13 milionë euro.

    Kjo edhe del të jetë arsyeja përse kompanitë përpunuese të qumështit në Kosovë kanë mbyllur dyert për fermerët dhe këta të fundit detyrohen çdo ditë të derdhin nëlumenj nga 70 mijë litra qumësht.

    Kështu mbi 63 mijë prodhues të qumështit në vend në këto ditë janë duke u ballafaquar me krize për shkak se qumështi i tyre nuk po gjen vend në tregun kosovar, krahas atij të importit, i cili në bazë tëtë dhënave të Doganës vjen kryesisht nga Sllovenia, Maqedonia, Çekia, Bosnja e Shqipëria.

    Sa qumësht prodhohet në Kosovë?

    Kryetari i shoqatës së prodhuesve të qumështit, Besim Kuqi tregon se u është vështirësuar gjendja fermerëve dhe cdo ditë po shtohen sasitë e tepricave të qumështit, të cilin nuk kanë ku ta plasojnë në treg.

    “Çdo ditë derdhen nga 70 mijë litra qumësht në Kosovë, dhe nga java e ardhshme do të dyfishohet sasia, dhe ekziston mundësi sasi edhe me të madhe. Zakonisht qumështi është duke derdhur para objekteve të pikave grumbulluese”, ka thënë Kuqi për Gazetën Infokus.

    Së fundmi kompania “Vita”, ka vendosur të mos pranojë qumështin nga fermerët.

    “Fermerët individual janë të lajmëruar që nga e hëna do të ju ndalohet e gjithë sasia e qumështit. Qumështorja “Vita” ka njoftuar se nga data 21 nuk grumbullon qumështin, në rast që nuk plotëson Qeveria kërkesat”, është shprehur ai.

    Në kompaninë “Vita”, i kanë thënë Gazetës Infokus se arsyeje e mos pranimit të qumështit është krijimi i sasive të mëdha në stoqet e tyre.

    Në anën tjetër kryetari u shoqatës së fermerëve Kosovar të Qumështit, Besim Kuqi ka paralajmëruar edhe protestë për javën e ardhshme, nëse qumështi i tyre mbetet në shtëpi.

    Pakënaqësia e tij është rritur sa ndaj pikave grumbulluese, të cilat nuk po ua pranojnë produktin e vetëm me të cilin mbijetojnë fermerët, po aq edhe ndaj institucioneve që sipas tij nuk po i mbrojnë nga konkurrenca jo e drejtë.

    Në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se mbi 280 mijë tonë në vit qumësht prodhohen çdo ditë në Kosovë, apo 771.6 tonë në ditë.

    Këto sasitë të qumështit fermerët kanë mundësi t’i shesin në 45 kompani ë bëjeni grumbullimin apo përpunimin e qumështit.

    “Bazuar në data bazën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Republikën e Kosovës janë të aprovuara-licensuara 45 subjekteve ekonomike, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e qumështit”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Bujqësisë për Gazetën Infokus.

    Ndërkaq, në tërë territorin e Kosovës janë gjithsejte 63,874 ekonomi bujqësore të cilat të cilat përveç veprimtarive të tjera bujqësore gjithashtu mbarështojnë edhe lopë qumështore në fermat e tyre e të cilat mund të konsiderohen si prodhues të qumështit.

    Sipas të dhënave statistikore fondi i gjedhit në Republikën e Kosovës është 258,662 krerë, e prej të cilave për prodhimtarinë e qumështit janë 132,971 krerë lopë ose shprehur në përqindje, pjesëmarrja e lopëve qumështore është 51 për qind në tërë fondin e gjedheve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.