×
  • Lajme
  • Lajme

    ​FOL akuzon Qeverinë për mos respektim të masave antiCOVID-19

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Lëvizja FOL ka shprehur shqetësimin e saj për moszbatim të vendimeve të institucioneve për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, nga vetë institucionet publike.

    Mexhide Demolli- Nimani, drejtore Ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha në një konferencë për media se me vendimin e datës 28 korrik 2020, në pikën 11 të saj, institucionet publike obligohen që të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

    “Për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19 dhe për të parandaluar përhapjen e saj, një ndër masat e përgjithshme është paraparë edhe mbajtja e distancës, e cila është e pamundur te sigurohet nëse fillohet puna me staf dhe me orar të plotë nëpër institucionet shtetërore, ku numri i të punësuarve është relativisht i madh”, tha ajo.

    Erblin Hoxha, koordinator në Lëvizjen FOL, tha se kanë pranuar raportime nga punonjësit e institucioneve publike, të cilët përmes email-ave janë njoftuar nga zyrtarët përgjegjës për rikthimin e tyre në vendin e punës me orar të plotë që nga e hëna e kësaj jave.

    “Duke qenë se hapësirat e këtyre institucioneve nuk janë të bollshme në krahasim me numrin e lartë të të punësuarve, ministritë nuk i përmbushin standardet për distancë fizike. Edhe pse statistikat për dënimet e shqiptuara ndaj qytetareve dhe bizneseve janë publiku, e ku janë mbi 18 mijë dënime të shqiptuara për mos mbajtje të maskës, apo distancës, ne nuk kemi shifra sa i përket dënimeve të shqiptuara për personat zyrtar apo institucionet publike për mos-respektim masave antiCOVID”, tha Hoxha.

    Marrë parasysh bazën ligjore në fuqi, Lëvizja FOL konsideron se masat e marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë duke u respektuar nga institucionet përkatëse dhe e vlerëson si të paligjshme vendimin e disa institucioneve publike për rikthim në punë të të gjithë stafit, me orar të plotë, pa vendim zyrtar.

    Lëvizja FOL me këtë rast ka shtruar edhe tri kërkesa për institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë me koronavirus.

    FOL thotë se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të limitojnë kohën deri kur vendimet për kufizimet e tilla janë në fuqi apo kur duhet të rishikohen, si dhe të adoptojnë vendimet qeveritare sipas ligjit të ri për parandalimin e pandemisë.

    Qasja në informata të sakta duhet të jetë më e lehtë dhe i gjithë procesi të jetë me transparent dhe institucionet publike duhet të kenë koordinim më të mirë në mes tyre, në mënyrë që trajtimi i zyrtarëve civilë në institucione publike të mos jetë i bazuar në preferencat individuale të udhëheqësve të atyre institucioneve, por të jetë uniform për të gjithë.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Dëshmitari Nuredin Ibishi, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se sa ka njohuri, nuk ka pasur interferime nga Shtabi i Përgjithshëm...
    Lajme31 Tetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiun. Gjatë takimit, Begaj ka përshëndetur...
    Lajme31 Tetor 2024
    Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë, flamuri i BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me shtetin që po përballet...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm...
    Lajme31 Tetor 2024
    Përveç “gajles” për mbjelljen e korrjen e tokave, Qeveria Kurti ka vendosur të ua bëjë jetën më të vështirë bujqve. Tani bujqve...
    Lajme31 Tetor 2024
    Bashkëshortja e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, janë një hap larg drejt rrugës për t’u zgjedhur...
    Lajme31 Tetor 2024
    Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia në një aksion të zhvilluar kundër fajdes dhe detyrimit në Prizren dhe Suharekë. Aksioni i...
    Lajme31 Tetor 2024
    Para pak minutash është arrestuar edhe një person nga familja Gashi, lidhur me plantacionin e gjetur në Përqevë të Klinës disa javë...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.