×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibishi: Sa kam njohuri s’ka pasur interferime nga Shtabi për emërimin e Latif Gashit si shef i ZKZ-së

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Dëshmitari Nuredin Ibishi, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se sa ka njohuri, nuk ka pasur interferime nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për emërimin e Latif Gashit si shef i Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të Llapit.

    Ai pohoi se i shef i sektorit të Zbulim- Kundërzbulimi, Latif Gashi, ishte emëruar nga komandant Remi në korrik të 1998-ës në Zonën Operative të Llapit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Edhe pse kjo nuk ka qenë kompetencë e imja nga pozita që kam ushtruar, por sa kam njohuri kjo nuk ka pas lidhje pra sa kam njohuri të përgjithshme që kjo është caktu në kuadër të Zonës dhe nuk ka pas interferim me Shtabin e Përgjithshëm. Pra, kufizohem me atë që nuk kam njohuri”, tha Ibishi.

    Lidhur me rolin e sektorit të ZKZ-së dhe atë se a ka bashkëpunuar me mbrojtjen civile, Ibishi tha se Policia Ushtarake kanë pasur bashkëpunim me mbrojtjen civile.

    “Gjithsesi e ka pasur edhe atë rol, por në veçanti Policia Ushtarake që ka qenë në kuadër të brigadave por edhe në kuadër të Zonës Operative të Llapit edhe ata kanë pas bashkëpunim të vazhdushem me mbrojtjen civile, një strukturë e cila është specifike për Zonën Operative të Llapit ngase ajo është funksionalizu me kohë me qëllim që ajo t’i përgjigjet si sektor i veçantë detyrave për mbrojte civile në kuadër të lokaliteteve të fshatrave, por edhe pjesëve urbane”, tha Ibishi.

    Sipas tij, në një formë që të ngrisin shqetësime edhe për aspektin e sigurisë edhe të misionit të UÇK-së, por edhe interesat e popullatës civile.

    “Ne si palë ndërluftuese kishim edhe një mandat të kujdesemi për këtë për shkak se kontrollonim një pjesë të territorit në operacionet në këtë zonë”, shtoi Ibishi.

    Dëshmitari u pyet se Adem Demaçi a iu kishte dhënë ndonjë urdhër që të sulmonin ose të mos e bënin një gjë të tillë apo çështje të tjera që ndërlidhen me luftën.

    “Jo, përkrahja ka qenë më tepër morale, të them kështu mbështetëse edhe në bazë të autoritetit të tij. Sa i takon aspektit ushtarak, ai na inkurajonte që në Zonën tonë të kemi një kuadër, përformancë të them profesionale që në një formë nuk donte të interferonte shumë në çështjet e operacioneve luftarake. Çdo herë na thërriste në qëndrueshmëri dhe moral të lartë me qëllim që të jemi të qëndrueshëm deri në fund të luftës tonë të drejtë për çlirimin e Kosovës.

    Ibishi gjithashtu pohoi se më ‘98- ‘99 ka përdorur UÇK-ja telefon satelitor- motorola e ndonjëherë edhe radiolidhje.

    “S’mund t’i referohem kohës, por nga fundi i ‘98-ës, për shkak të numrit të kufizuar të këtij sistemi që ishte i ri për kohën, për herë të parë jam ballafaqu me këtë sistem, s’mund ta kujtoj saktësisht por kishim një apo dy në fillim. Më vonë na u sollën disa të tjerë. Kishte në nivel të komandës së zonës e mandej edhe të Dhomës Operative ku zëvendëskomandanti i Zonës, Kadri Kastrati dhe unë si Shef i Shtabit nga dhjetori i ‘98-ës komunikonim përmes sistemit të radiolidhjeve që kishim një fushëveprim të kufizuar”, tha Ibishi, kur u pyet se kur kishte parë telefon satelitor për herë të parë.

    Ibishi tha se celularët i kanë përdorur shumë në mënyrë të kufizuar.

    “Kemi supozuar që ato mund të jenë të përgjuara dhe mund të na përcaktojë lokacionin. Kështu që aspekti i përdorimit të celularëve ka qenë me udhëzim të caktuar”, tha Ibishi.

    Dëshmitari tha se gjatë luftës kanë pasur edhe korrierë, por shumë pak.

    Me kaq përfunduan pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe për të vazhduar më pas me gjyqtarin Guenaël Mettraux.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka takuar strukturat e partisë në Vjenë të...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Dënimi me burgim të përjetshëm, Gani Kriezit që e vrau vëllain e ia dogji kufomën, i është ulur në 35 vjet. Kështu...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare,...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë. Atje, i pari i qeverisë do të marrë pjesë...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Diellza Kukaj, e cila dje u nominua për kandidate për deputete, thotë se me Ramush...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë  se në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, në vend...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka thënë se publikimi i videoeve nga VV-ja me akuza ndaj partive opozitare, është akuzë e...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi, pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, thotë se...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë. Tutje, kjo ministri shton se për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.