×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorët mbeten pa fjalë nga papastërtia në Klinikën Pulmologjike

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Klinika Pulmologjike, e cila qe disa muaj është dedikuar për trajtim të pacientëve me COVID 19, është vendi ku mungojnë kushtet elementare higjienike.

    Në një konkludim të tillë ka ardhur Ekipi për Kontroll dhe Parandalim të Infeksioneve Spitalore.

    Kjo trupë ka bërë inspektim në tri klinika, atë të Pulmologjisë, Mjekësisë Sportive dhe në Klinikën e Neonatoligjisë.

    Nga të tri klinikat, ekipi siç edhe e thotë vetë tekstualisht në raport, në Pulmologji kanë mbetur pa koment për kushtet në të cilat po trajtoheshin pacientët, raporton KTV.

    “Gjatë inspektimit në këtë klinikë mund të themi se ne si ekip për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve spitalore kemi mbetur pa koment”, thuhet në raport.

    Në raport, një kopje të të cilit e ka edhe KOHA, janë dhënë vërejtje të shumta për këtë klinikë.

    Dy vërejtjet e para lidhen me atë sa janë të mbrojtur mjekët dhe infermierët në klinikë dhe sa kujdesen ata që të mos e bartin infeksionin.

    “Nuk posedon zonë të filtrit të veshjes dhe zhveshjes në tërë klinikën për infermier; Veshja dhe zhveshja nga stafi shëndetësor bëhet në mënyrë individuale ashtu si të munden: jashtë në oborre, në korridore e bodrume”, thuhet tutje aty.

    Ekipi në ditën e kontrollit ka hasur në një infermiere që po pastronte dyshemenë.

    “Infermierja që punon në Rentgen të Pulmologjisë pa masa mbrojtëse merr xhokerin dhe pastron korridorin”.

    Problem është detektuar me qeset e mbeturinave, të cilat, sipas raportit, nga punëtorët ndihmës barten pa asnjë mbrojtje.

    Mbeturinat e klinikës se dytë me numrin më të madh të pacientëve me COVID-19, sipas raportit, kanë përfunduar në kontejnerët e zakonshëm.

    “Menaxhimi i mbeturinave të rrezikshme nuk është aspak korrekt, po ashtu nga kjo klinikë mbeturinat hidhen te kontejnerët e mbeturinave të zakonshme, në mungesë të kontejnerit të posaçëm”, thuhet më tej në raport.

    Në Repartin B të Klinikës, sipas raportit, në kohë pandemie infermierët e marrin analizën e gjakut te pacientët me COVID-19 pa dorëza, e në raste kur përdoren dorëzat ato hidhen vend e pa vend.

    Probleme janë detektuar edhe tek trajtimi i pacientëve, si në rastet kur për oksigjenoterapinë kujdesen familjarët e jo stafi shëndetësor.

    Raporti flet edhe për shoqëruesit e shumtë të pacientëve në këtë klinikë, e për të gjitha këto thonë se kanë dëshmi.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Të tjera
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën. Deliu-Kodra përmes një...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.