×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata e Pejës dënon me 800 euro një qytetar për dhënie të ryshfetit

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.R për shkak se me datë 13.09.2020 rreth orës 23:20 minuta, në fshatin V, Komuna P, pikërisht në afërsi të pompës së derivateve të naftës “P.C”, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejt i jep përfitim pasuror personit zyrtar në mënyrë që ai person të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që ditën kritike përderisa i pandehuri po qarkullonte me veturën e tij ndalohet nga ana e policisë, me ç’rast pasi i merret dokumentacioni dhe konstatohet përmes alkool testit se i pandehuri ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, me këtë rast është njoftuar se kishte kryer kundërvajtje, e ku këtu i pandehuri nxjerr nga xhepi kartëmonedhën me vlerë prej pesëdhjetë (50) euro duke ua ofruar zyrtareve policor, me kërkesë për ta lëshuar dhe mos u marr me të, mirëpo i njëjti është arrestuar nga ana e policisë ndërsa kartëmonedha është sekuestruar,

    Ndaj të akuzuarit gjykata shqiptoj denim me gjobë në shumë prej treqind (300) € dhe denim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj. Me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burg i është shndërruar në dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) €.

    Andaj, gjykata i shqiptoj denim unik me gjobë në shumën prej tetëqind (800) €, të cilin dënim do t’a paguaj brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Nëse i akuzuari dënimin me gjobë nuk e paguan në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një (1) ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

    Të akuzuarit i konfiskohet monedha në shumë prej pesëdhjetë (50) € dhe e njëjta pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi urdhërohet që t’i alokohet mjeteve të buxhetit të Republikës së Kosovës.

    I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëzet (20) € dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.