×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Barbadosi thotë se do të heqë Mbretëreshën si udhëheqëse të shtetit, që nga viti i ardhshëm

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Barbadosi ka njoftuar synimin e tij për të hequr Mbretëreshën si kreun e saj të shtetit dhe për t’u bërë një republikë deri në nëntor të vitit 2021.

    Një fjalim i shkruar nga kryeministrja Mia Mottley citoi paralajmërimin e kryeministrit të parë të ishullit të Karaibeve, Errol Barrow, kundër ‘lëkundjeve në mjediset koloniale’.

    Duke lexuar fjalimin, Guvernatorja e Përgjithshme, Sandra Mason tha: “Ka ardhur koha që ta lëmë plotësisht të kaluarën tonë koloniale. Qytetarët duan një kryetar shteti të Barbados”.

    “Prandaj, Barbados do të ndërmarrë hapin tjetër logjik drejt sovranitetit të plotë dhe do të bëhet një Republikë në kohën kur ne festojmë 55 vjetorin tonë të Pavarësisë”.

    Vendi fitoi pavarësinë e tij nga Britania në 1966, megjithëse Mbretëresha mbetet monarku kushtetues.

    Në vitin 1998, një komision i rishikimit kushtetues i Barbados rekomandoi statusin republikan dhe në 2015 kryeministri Freundel Stuart tha ‘ne duhet të kalojmë nga një sistem monarkik në një formë republikane të qeverisjes në një të ardhme shumë të afërt’.

    Shumica e vendeve të Karaibeve kanë mbajtur lidhje zyrtare me monarkinë pasi kanë arritur pavarësinë.

    Dhe Barbados do të bashkohej me Trinidad dhe Tobago, Dominica dhe Guajana nëse vazhdonte me planin e tij për t’u bërë një republikë.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës. Bëhet fjalë për vaksinën ‘mRNA’, kundër formës më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka vazhduar dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Nga muaji qershor do të ketë ndryshime për t’u pajisur me vizë pune gjermane për punëtorët e pakualifikuar, sipas Rregullorës së Ballkanit...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Agim Selmanaj. Haradinaj me këtë rast ka...
    Sport01 Maj 2024
    Juventus ka nisur të mendojë që tash për edicionin e ri. Mediat italiane bëjnë të ditur se “Zonja e Vjetër” kanë siguruar...
    Lajme01 Maj 2024
    Shfaqja “Time”, produksion i Baletit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e parë të festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity&Interpretation”, për koreografinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.