×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës – Këshilla praktike

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Me ndryshimin e stinëve të parat që ndikohen janë flokët dhe lëkura.

    E sidomos fytyra duke qenë gjithnjë e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm.

    Ndyshimet e temperaturave nga i nxehti në të ftohtë apo anasjelltas bën që lëkurës t’i duhet më shumë punë për t’u hidratuar e për ti rigjeneruar.

    Në këtë pikë nuk do të ishte aspak keq nëse do t’i jepnit asaj pak ndihmë me metoda natyrale.

    Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se si ta përgatisni fytyrën tuaj për të pritur stinën e vjeshtës sa më shëndetshëm e pa humbur elasticitetin.

    Trajtimet e duhura

    Ju duhet të ndiqni vetëm disa hapa të cilat duke i bërë pjesë të rutinës tuaj do ju ndyshojnë fytyrën.

    Rigjenerimi

    Gjatë kësaj kohe merrni parasysh trajtimet  të cilat e zhveshin fytyrën nga çdo shtresë dhe papastërti e marrë gjatë verës.

    Më pas lëreni të rigjenerohet ngadalë për disa javë.

    Kjo periudhë është ideale edhe për ata që duan të nisin trajtimet me lazer për fytyrën kundër shenjave dhe papastërtive.

    Pastrimi i thellë

    Ky proces ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës që ndodhen në sipërfaqen e jashtme të saj.

    Mjafton të merrni pak sheqer dhe vaj e të fërkoni me këtë përzierje lëkurën tuaj.

    Hidratimi

    Pasi të bëni dush, pastrimi i fytyrës dhe hodratimi i saj është gjithnjë i nevojshëm.

    Aplikoni menjëherë mbi lëkurë një krem mbrojtës e hidratues për rezulatate sa më të zgjatura.

    Trajtimet me avull

    Jo vetëm pasi bëni dush, por edhe gjatë ditëve të zakonshme sigurohuni që të bëni herë pas here trajtime me avull për fytyrën tuaj.

    Kjo do t’ju ndihmojë që të rifitoni hidratimin dhe lagështinë e duhur.

    Gjithashtu kujdesuni të përdorni pastrues apo sapunë jo shumë të ashpër mbi lëkurë në mënyrë që të mos shkatërroni balancën e yndyrës në të.
    E rëndësishme është që të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit edhe gjatë kësaj periudhe me krem mbrojtës 50 SPF.
    Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës apo aknet merrni trajtimin e duhur tek një mjek specialist dhe ndiqeni krahas këtyre këshillave./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.