×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Projektet me vende të Ballkanit Perëndimor, lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas një takimi me Matej Zakonjshekun, drejtor i Sekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit në Komisionin Evropian, ka thënë se kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që për synim kanë lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

    Ministri Abrashi në një konferencë shtypi, ka thënë se Kosova është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, që synohet financimi i projekteve për rajoni.

    “Kemi diskutuar çështje me rëndësi për vendin edhe rolin e këtij komunitetit për Ballkanin Perëndimor. Ky komunitet tani ka katër prioritetet të cilat ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve. E para ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe gjithçka që ndërlidhet me transportin hekurudhor, e dyta ka të bëjmë me përmirësimin dhe ndihmën që i jep Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën rrugore. E treta ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe në trafik dhe e katërta ka të bëjë me të gjitha lehtësirat në transportit rrugor, hekurudhor në mes vendeve të Ballkanit. Ne sot kemi diskutuar për shumë çështje që prekin edhe Kosovën edhe vendet e Ballkanit perëndimor dhe synojmë të bëjmë edhe një plan veprimi në fillim të muajt të ardhshëm i cili do t’i paraprijë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel, ku do të diskutojmë për të gjitha këto”, theksoi Abrashi.

    Ndërsa, Matej Zakonjsheku, drejtor iSsekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit, theksoi se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.