×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova gati për takimin e ministrave të Transportit në Bruksel

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim Matej Zakonjshek, drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit në Komisionin Evropian.

    Abrashi pas takimit në një konferencë për media tha se në takim kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që synim kanë lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve.

    Më tej ai ka shtuar se vendi është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, pra nga synohet financimi i projekteve për regjionin në përgjithësi.

    “Kemi diskutuar çështje shumë me rëndësi për vendin edhe rolin e këtij komunitetit për Ballkanin Perëndimor. Ky komunitet tani më ka katër prioritetet që lidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve, e para ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, e dyta ka të bëjmë me ndihmë dhe përmirësimin që i jep Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën rrugore, e treta ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe në trafik dhe e katërta ka të bëjë me të gjitha lehtësirat në transportit rrugor, hekurudhor në mes vendeve të Ballkanit”.

    “Ne sot kemi diskutuar për shumë çështje që lidhen me këto pika ku synojmë të bëjmë një plan që i paraprinë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel ku do të diskutojmë për të gjitha. BE-ja përmes këtij mekanizmi do të bëjë të mundur realizimin e një numri të madh të projekteve për regjionin në mënyrë që të lehtësohet transporti i mallrave dhe qytetarëve”.

    Përderisa Matej Zakonjshek, drejtori i sekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit, tha se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik, raporton EO.

    “Jam këtu në një momentum të ri për Ballkanin Perëndimor që e ka të qartë rrugën e integrimit evropian për të ecur përpara për të mirën e jetës së qytetarëve. Komisioni Evropian ka një plan të qartë për ndihmë në regjion. Transporti është kyç për zhvillimin e ekonomik të regjionit dh të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim”.

    “Prandaj duhet të qojmë përpara agjendën e zhvillimit të transportit. Sot diskutua si të zhvillojmë dhe modernizojmë transportit në zhvillim ekonomik të Ballkanit, me projekte konkretet për qytetarët e Ballkanit”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.