×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borrell: Zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi, test i madh për BE-në

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fqinjësia brenda bllokut është në flakë për shkak të krizave nga Bjellorusia deri te tensionet në Mesdhe, të cilat kërkojnë përgjigje urgjente dhe të bashkuar nga vendet anëtare të BE-së.

    Kryediplomati evropian gjithashtu tha se Ballkani është vend i ndjeshëm për tensione dhe se BE-ja duhet të ofrojë ndihmë për ta përmirësuar sigurinë rajonale dhe për ta përmbushur ambicien e vet për të qenë një porcë e besueshme botërore në politikën e jashtme.Veterani i Partisë Socialiste tha se Bashkimi Evropian përballet me një test të madh për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkan, përfshirë mosmarrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Financial Times.

    “Nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë shumë e vështirë të cilësohemi si fuqi gjeopolitike, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë, vetëm evropianët”, tha diplomati Borrell.

    Ai i përmendi edhe tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në pjesën lindore të Mesdheut, duke thënë se atje ekziston një rrezik i madh i përleshjes që shkon përtej fjalëve.Borrell gjithashtu tha se BE-ja duhet të kundërpërgjigjet me sanksione në lidhje me helmimin e aktivistit opozitar rus, Alexei Navalny, nëse ka dëshmi të qarta se në këtë rast janë të përfshirë zyrtarët e Rusisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.