×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Gjermani: I nevojshëm bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë vizitës në Gjermani ka takuar disa politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari.

    Kurti ka thënë se në këto takime ka biseduar mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit.

    “Gjatë vizitës në Gjermani takuam edhe politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari. Me Ministrin Franz Untersteller (Buendnis 90/ Die Gruenen) biseduam mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

    Po ashtu, Kurti ka njoftuar edhe për takimin që ka zhvilluar me kryetaren e grupit parlamentar Natascha Kohnen

    “Me kryetaren e grupit parlamentar Natascha Kohnen (SPD) patëm mundësinë të bisedojmë mbi strategjinë për sistemin dual në edukim që ndërlidh tregun e punës me arsimin profesional.
    Me rastin e vizitës tonë në parlamentin bavarez u mirëpritëm nga zv. Kryeparlamentari Karl Feller (CSU), i cili me përvojën e tij mbi dy dekadëshe në politikat e arsimit u zotua për ndihmën e tij në këtë fushë për shtetin e Kosovën”, ka bërë të ditur ai.

    Kurti ka thënë se “këto diskutime dhe shkëmbime të ideve në nivelin e landeve janë tejet të dobishme pasi që politikat socio-ekonomike në Gjermani, përfshirë modelin dual të edukimit, planifikohen dhe zhvillohen në nivelin e landeve”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.