×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një përshkallëzim i mundshëm i situatës mes Turqisë e Greqisë, futet në mes NATO

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Bisedimet midis zyrtarë të Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s, për të shmangur rritjen e tensioneve ushtarake në Mesdheun lindor, u shtynë deri të enjten, thanë burimet e ministrisë turke të Mbrojtjes.

    Bisedimet për “çtensionimin ushtarak” të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg javën e kaluar, synojnë të parandalojnë një përshkallëzim që vjen nga incidente të tilla siç ishte përplasja muajin e kaluar midis anijeve luftarake greke dhe turke, raporton VOA.

    Anijet luftarake po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm.

    Ankaraja dhe Athina pretendojnë secila se zona është pjesë e shelfit të tyre kontinental.

    Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi ishte shtyrë deri të enjten.

    Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu akuzoi Greqinë se ishte tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur bisedime teknike, në të cilat nuk do të flitej për mosmarrëveshjen themelore territoriale, por ku mund të diskutohej për krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve dhe për përdorimin e rregullt të kodit të sinjaleve detare.

    “Nëse Greqia beson në vetvete, nëse ka guximin dhe i beson argumentit të saj, atëherë … le të vijë e të ulet në tryezë”, tha zoti Çavusoglu në një konferencë shtypi në Ankara.

    Athina thotë se për të hapur çdo diskutim kërkohet largimi i anijeve turke nga ujërat e diskutueshme. Një burim grek i tha agjencisë së lajmeve Reuters se prania e tyre po shkakton tensione dhe “përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë”.

    Greqia kërkon dialog por jo “nën kërcënime, shantazhe dhe provokime”, tha Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

    Greqia gjithashtu po i kërkon Bashkimit Evropian që t’i verë sanksione Turqisë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të premten se udhëheqësit e bllokut do të vendosin për një qasje të tipit “kulaçi dhe kërbaçi” ndaj Turqisë gjatë një takimi në datat 24-25 shtator.

    Një zyrtar i NATO-s tha se bisedimet kanë filluar të “vendosin mekanizmat për një çtensionim ushtarak,” por nuk pranoi jepte hollësi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.