×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Byrek me kungull pa petë – receta e lehtë dhe e shpejtë

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kjo recetë nuk kërkon përdorimin e petëve, duke e bërë pjatën pak më të lehtë e të shëndetshme për ata që duan të ruajnë peshën e tyre.

    Shije e përktyer e cila nuk duhet ta lini pa provuar! Byrekun me kungull vendi ynë e ka pjesë të traditës së gatimit, por AgroWeb.org ju tregon një mënyrë të re të përgatitjes së tij plot shije.

    Kjo recetë nuk kërkon përdorimin e petëve, duke e bërë pjatën pak më të lehtë e të shëndetshme për ata që duan të ruajnë peshën e tyre.

    Nëse nuk e preferoni të ëmbël mjafton që të mos shtoni sheqerin gjatë pgatitjes e ta zëvendësoni me pak kripë apo djathë të bardhë.

    Ju premtojmë që këtë byrek kanë për ta pëlqyer që të gjithë në familjen tuaj e do të kthehet në një nga recetat e preferuara!

    PËRBËRËSIT
    1 kg kungull të verdhë
    2 filxhanë kafeje me oriz
    2 filxhanë kafeje me sheqer
    pak kripë
    500 ml qumësht,
    pak miell për tepsinë
    pak vaj
    PËRGATITJA
    Grijmë kungujt në rende, shtojmë përbërësit e tjerë dhe pak vaj.
    I përziejm të gjithë përbërësit përveç miellit dhe i shtypim pak.
    Lyejmë tepsinë me pak vaj, e mbulojmë mirë me miell, hedhim mbushjen nga lart, prapë i shtojmë miell sa të mbulohen kungujt.
    E fusim në furrë derisa të marrë ngjyrë, më pas i shtojmë qumështin dhe e lemë të mpikset, Bëjeni dhe do më kujtoni. Ju bëftë mirë/AgroWeb.org/

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Korrik 2025
    Një studim i ri, i botuar në revistën PLOS One, ka zbuluar se ekspozimi i fetusit ndaj dy përbërësve kryesorë të lëngjeve...
    Lifestyle18 Korrik 2025
    FJALËT në një marrëdhënie bartin shumë kuptime dhe mund të shprehin një sërë emocionesh – nga dashuria te mospajtimi. Toni me të...
    Lifestyle17 Korrik 2025
    Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.