×
  • Vip
  • Vip

    Fejesa e fshehtë e Irkenc Hykës, si i dha fund beqarisë muzikanti që i këndon vuajtjes në dashuri

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Irkenc Hyka është një nga talentet e tregut të muzikës, që duket se në këto vite fati i ka ecur jo vetëm në muzikë, por edhe në dashuri. Po si qëndron e vërteta e historisë së tij të fshehtë, ndërkohë që në sytë e publikut njihet si djali melankolik dhe shumë i ndjeshëm, që i këndon shpesh vuajtjes në dashuri?

    Në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, muzikanti Irkenc Hyka zbuloi se po përjetonte prej 3 vitesh një romancë dhe kjo ishte deklarata e tij e parë publike, para se t’i dhuronte të zgjedhurës së tij unazën e fejesës.

    Ai nuk preferoi ta zbulonte identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën dhe po qëndron prej 3 vitesh krah tij, por e vërteta është zbuluar më në fund.

    Në fakt, çifti i paska dhënë fund beqarisë dhe këtë vendim e fakton unaza në gishtin e partneres së Irkencit, vajzës që nuk njihet në publik e që quhet Abi Fregjaj.

    Ajo ka treguar thonjtë e rinj në “Instastory”, duke fokusuar më shumë unazën në gishtin e fejesës. Nuk dihet se kur ekzaktësisht Irkenci dhe Abi i kanë thënë “po” njëri-tjetrit, por nga disa foto si çift, ata shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

    Është partnerja e tij Abi, e cila ka bërë shumë postime me këngëtarin në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk mungojnë komentet e miqve, të cilët janë në dijeni të kësaj historie të bukur deri tani, të mbajtur larg vëmendjes së mediave.

    E kush është Irkenc Hyka, djali i muzikës që ka vendosur të flasë më shumë me punën e tij sesa me daljet mediatike?

    I lindur në Tiranë, vitet e fundit në rrethin e artistëve ai njihet si këngëtar dhe autor këngësh i disa emrave në muzikë. Irkenci ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17- vjeçare, pas eksperiencave që fëmijë në festivale.

    I diplomuar në Liceun Artistik për Kanto, Irkenci ka bashkëpunuar me këngëtarë të njohur dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij muzikë për vete dhe të tjerët.

    Në 2014-ën mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Ajo”. Në 2017-ën ra në sy me videoklipin “Haram” apo “Një lamtumirë”, në bashkëpunim me Danin.

    Mes bashkëpunimeve të tij me Kaltrina Selimin apo Mimoza Shkodrën veçohet ai me Nora Istrefin, me titull “Jena nda”, apo me Don Phenom me këngën “A je vetëm”.

    Bashkëpunimet e tij të shumta janë me muzikantin dhe tekstshkruesin më të kërkuar të momentit, Endrit Mumajesin (Muma), i cili ka shkruar tekstet e tij, siç ishte produksioni mjaft i pëlqyer i vitit të kaluar me titull “Këngë shpirti”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.