×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tirana përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Autoritetet më të larta të Shqipërisë përshëndetën marrëveshjen e firmosur të premten në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenti Ilir Meta e cilësoi atë “një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, shkruajti zoti Meta në një postim në Facebook.

    Ndërsa kryeministri Edi Rama ju drejtua me një urim homologut të tij të Kosovës Avdullah Hoti “për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, u shpreh zoti Rama në një postim në Twitter.

    Gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli, gjë të cilën kryeministri Rama e konsideroi si “fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”

    Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Ushington është dhe angazhimi i Kosovës për t’ju bashkuar nismës rajonale të ashtuquajtur “mini-Schengeni Ballkanik”, e nxitur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Kryeministri Rama e ka përshëndetur posaçërisht këtë moment. “Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike!”, shkruajti zoti Rama.

    Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, u përshëndet dhe nga kryetari demokrat Lulzim Basha. “Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA-të, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shkruajti zoti Basha në Twitter.

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cilësoi “një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!”, duke shtuar në postimin e saj në Twitter se “kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 7-vjeçarin Leutrim Ahmeti në përvjetorin e tij të vdekjes më 11 shtator të vitit 1998, i cili...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Sport11 Shtator 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, duke u mbështetur në në nenin 63, paragrafi 1, dhe paragrafi 4, të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje. Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.