×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Veliu thotë se Policia është shembull i përkushtimit e profesionalizmit

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se Policia e Kosovës është shembull i përkushtimit dhe profesionalizimit.

    Në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë, Veliu ka shtuar se kjo po dëshmohet me punën dhe përkushtimin e treguar nga pjesëtarët e Policisë.

    Ndjej kënaqësi të veçantë, privilegj por edhe kënaqësi që sot në 21-vjetorin të themelimit të Policisë së Kosovës t’i drejtohem një audience që përfaqëson kaq shumë punë, guxim dhe përkushtim në sferën e zbatimit të ligjit”.

    “Sot Policia e Kosovës është ngritur në një institucion modern që është shembull për punën dhe përkushtimin, integritetin dhe profesionalizimin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë”, ka thënë ai.

    Veliu ka kujtuar edhe policët që kanë humbur jetën derisa ishin në krye të detyrës.

    “Policia e Kosovës për gjatë këtyre 21 viteve ka humbur 21 pjesëtarë të saj që ishin në krye të detyrës. Jam i nderuar të jem me ju këtu sot, për të nderuar ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës”.

    “Nderojmë sot të gjithë heronjtë e vërtetë. Le të bashkohemi për të shërbyer për ta bërë vendin tonë më të ndritshëm dhe më të sigurt”.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/246137853242177/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.