×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS po ndriçon për herë të parë vendbanimin e lashtë Kosovar

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investues në Kabash të Prizrenit. Ky fshat historik i shtrirë mbi gërmadhat e lashta arkeologjike, po ndriçohet për herë të parë nga KEDS në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

    Ky vendbanim që daton nga lashtësia e që sipas historianëve ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane, do të kyçet së shpejti në rrjetin energjetik të KEDS.

    Investimi i cili përfshin afro 60 shtylla betoni, 17 shtylla metalike dhe rreth 6 km largpërçues, pritet të finalizohet brenda këtij viti. Punimet po kryhen me një dinamikë të lartë nga ekipet e KEDS.

    Kjo zonë e thellë malore, e cila parashihet të kthehet në zonë turistike, me kyçjen në rrjetin energjetik të KEDS do të ofrojë mundësi të shumta rekreative për qytetarët dhe turistët e huaj.KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.