×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këshilltari i Erdogan: Grekët do vdesin urie, ne do të pushtojmë hapësirën

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Xhuxhë dhe vend që po vdes nga uria. Kështu e konsideron këshilltari i Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, Mesut Hakki Casin, Greqinë.

    Ai ka lëshuar disa deklarata ekstreme për të provokuar Greqinë dhe Spanjën.

    “Greqia thotë se ka një ishull për xhuxhët. Në këtë ishull xhuxhësh pretendon se do të mundë Guliverin gjigand me liliputët e vegjël. Guliveri është Turqia dhe u them grekëve: Jeni xhuxhë. Shkoni peshkoni”, tha ai.

    Këshilltari përdori edhe terma futbollistikë duke u krahasuar me Greqinë. Francën e quante të padobishme, ndërsa habiti me deklaratat e tjera kur tha se Turqia do të pushtojë edhe hapësirën.

    “Jemi 3 pikë përpara. Franca është e padobishme. Nuk mund të shesë produkte si Izraeli. Greqia do të blejë 18 avionë, ne do të blejmë 200. Do ta shikoni kush ka para. Greqia është e uritur. Jam në Dalaman dhe avionët nuk pushojnë. Ka turistë kudo. Askush nuk udhëton në Greqi. Atje nuk ka turistë. Greqia po vdes urie. Më vjen keq për grekët.

    “Ushtarët grekë në Kastelorizo do të vdesin urie nëse nuk arrijnë së shpejti furnizimet. Kjo për shkak se Kastelorizo furnizohet nga Turqia. Greqia e di këtë. Turqia do të ndërtojë një avion mbajtëse dhe helikopterë mbajtëse. Në fakt dje, Presidenti Erdogan na dha lajmin e mirë, që Turqia do të shkojë në hapësirë. Kështu që përveç detit dhe tokës do të pushtojmë edhe hapësirën. Me forcat e saj punëtore Turqia do të hyjë në ekonomitë më të forta të botës 15 vitet e ardhshme”, u shpreh profesori turk.

    Ndër të tjera këshilltari i Erdogan ka sulmuar Bashkimin Europian duke thënë se ata janë trokë për shkak të pandemisë.

    “Europa është në kolaps prej pandemisë. Në Europë të gjithë janë trokë. Askush nuk ka para në xhepa. Ne gjetëm gaz, grekët jo”, tha ai.

     

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.