×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni dhe çështjet e pronësisë, temat e takimit të radhës në Bruksel

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Në kohën kur vëmendja është fokusuar te takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Bashkimi Evropian është nxituar të konfirmojë se të hënën (7 shtator) edhe në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që e lehtëson vetë. Këtë e ka konfirmuar së pari në konferencë për shtyp, Peter Stano, zëdhënës për çështje të jashtme, e më pas edhe përmes një komunikate me shkrim të lëshuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas Washingtonit do të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kërkesat financiare dhe pronësore të palëve. Ndonëse nuk është thënë në mënyrë të prerë se do të diskutohet për kërkesën e vazhdueshme të Serbisë që të zbatohet marrëveshja për krijimin e asaj që Kosova e quan “Asociacion”, serbët “Bashkësi”, e BE-ja “Asociacion/Bashkësi” të komunave me shumicë serbe, kjo shihet qartë prapa fjalisë ku përmendet se do të diskutohet për çështjet lidhur me aranzhimet për “komunitetet joshumicë”.

    “Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në takim do të adresohen aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhja e kërkesave të ndërsjella pronësore e financiare”, thuhet në komunikatën e BE-së.

    I pyetur se a do të diskutohet edhe për dëmet e luftës, kërkesë që pala kosovare shpesh në publik ka thënë se do e bëjë, zëdhënësi i BE-së, Petar Stano, ka thënë se nuk do të përmendë hollësi, por ideja e dialogut është se do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

    Të hënën, kryeministri i Kosovës Hoti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq, do të priten nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrel dhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak.

    Para kësaj, sipas të gjitha gjasave të shtunën dhe të dielën, do të takohen ekspertët për të tentuar të avancojnë qëndrimet rreth temave të të zhvendosurve dhe bashkëpunimit ekonomik, dy tema të cilat ishin në rend dite në dy takimet e mëparshme në nivel të ekspertëve.

    Termin “komunitetet joshumicë” e ka përmendur deri me tash Beogradi duke pretenduar se në dialog përfaqëson të gjitha pakicat në Kosovë apo komunitetet joshqiptare.

    Duket e pazakontë që BE-ja ta pranon këtë term, pasi deri tash nuk është thënë se Beogradi përfaqëson jo vetëm serbët e Kosovës, por edhe pakicat tjera.

    Serbia tash e disa muaj vazhdon të insistojë se, para se të arrihet çfarëdo marrëveshje tjetër, të zbatohet ajo për krijimin e asaj që e quanë “Bashkësi të Komunave Serbe”.

    Këtë kërkesë e mbështet edhe Bashkimi Evropian, përmes thirrjeve që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në dialog, por pala kosovare nuk ka mundësitë që të zbatojë këtë pjesë të Marrëveshjes që e kishte arritur kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, pasi në të kishte gjetur vërejtje Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

    Serbia thotë se “nuk i intereson qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

    Në anën tjetër koordinatori i Kosovës për dialog, Skender Hyseni, i cili thotë se është vetëm “koordinator politik për negociata politike”, ka insistuar se asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa u arritur marrëveshja finale, e cila nënkupton dhe njohjen e ndërsjellë. Pala serbe vazhdon të pohojë se në dialog nuk diskutohet për njohje.

    I pyetur të komentojë deklaratat e kundërta të palëve rreth qëllimit të dialogut prej kur ai ka rifilluar, Peter Stano, zëdhënës në BE, ka thënë se “BE-ja nuk është komentuese, por lehtësuese e dialogut” dhe se “është pjesë përbërëse e procesit që palët të kenë qëndrime të ndryshme”. Ai ka shtuar se për BE-në “qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve që nënkupton dhe marrëveshjen ligjërisht obliguese”.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Kronika23 Tetor 2024
    Të martën një person është rrahur në Prishtinë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të martën në Fushë Kosovë një grua ka raportuar që një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa. “Është raportuar se viktimën...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të hënën në Lipjan një motoikletë është goditur nga një automjet, ku ngasësi i motcikletës ka mbetur i lënduar. “Lëndime të rënda...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Dy të rinj që vdiqën si pasojë e një aksidenti, që ndodhi të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”  do të varrosen sot....
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot mbahet mbledhja e radhës e qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit për media, mbledhja do të nisë në orën 10:00
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 57-vjeçari në Ferizaj i janë sekuestruar një pushkë automatike,  dy pistoleta dhe 100...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh. Von...
    Lajme23 Tetor 2024
    Elezi: 9440 kërkesa janë pranuar nga diaspora Më 29 gusht 2024  është hapur aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovë për zgjedhjet...
    Sport23 Tetor 2024
    Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në NBA, Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj New York Knicks me rezultat 132-109. Jason...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.