×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i UÇK’së para Gjykatës, ankohet se avokatët po frikësohen ta mbrojnë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar gjykimi për rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, Remzi Shala.

    Ai po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në seancën e së mërkurës u bë e ditur se avokati i cili ka qenë i angazhuar për mbrojtjen e të akuzuarit disa ditë para mbajtjes së seancës, Asman Hoxha, është tërhequr nga mbrojtja.

    Lidhur me këtë, i akuzuari Shala tha se avokatit Hoxha, i angazhuar sipas detyrës zyrtare, ia kishte dhënë dy letra ku ia kishte treguar të gjithë ngjarjen, pas çka sipas të akuzuarit avokati nuk ka pranuar më të vazhdojë mbrojtjen.

    Të njëjtat letra i akuzuari ia dha edhe trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Raima Elezi, prokurorit special Haki Gecaj dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Asdren Hoxha.

    Para avokatit Asman Hoxha, nga mbrojtja e të akuzuarit kishte hequr dorë edhe avokati i angazhuar në mënyrë private nga vet Shala, Natal Bullakaj,

    Sipas të akuzuarit, arsyeja se pse avokatët po refuzojnë që atij t’i ofrojnë mbrojtje është për shkak se po frikësohen.

    Meqenëse në seancën e së mërkurës nuk ishte i angazhuar asnjë avokat për ta përfaqësuar palën e akuzuar, në sallën e gjykatës u paraqit kryetari i Odës Regjionale të Avokatëve në Prizren, Hajrip Krasniqi, i cili në koordinim edhe me të akuzuarin, caktuan avokatin sipas detyrës zyrtare, Afrim Paqarizi, për ta përfaqësuar të akuzuarin.

    Pak më vonë avokati Paqarizi u paraqit në sallë të gjykimit, ku pas konsultimit me të mbrojturin e tij, kërkoi që kjo seancë të ndërpritet dhe e njëjta të caktohet për një datë tjetër.

    Trupi gjykues e aprovoi kërkesën e palës mbrojtëse dhe njoftoi se seanca e radhës do të mbahet me 4 tetor 2020, në ora 09:30.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda më 8 korrik 2019, kishte marr aktgjykim me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile duke u dënuar me 14 vite burg.

    Por Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin në 10 vjet burgim.

    Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj, ndërsa Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte propozuar që kërkesa e mbrojtësit të të dënuarit të refuzohet si e pabazuar.

    E Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në maj të këtij viti, e ka kthyer rastin në rivendosje.

    Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Shala akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshi.

    Sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

    Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, Agron Përteshi, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.