×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia gjermane përgatitet të shtypë protestat në Berlin

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Policia gjermane ka përgatitur mekanizmat për të shtypur protestat që mund të ndodhin këtë vikend në Berlin, pasi aktivistët kanë kundërshtuar masat anti-COVID-19, ndërsa kanë bërë thirrje në rrjetet sociale që tu bashkohen të tjerë nga Evropa.

    Më shumë se 3,000 policë do të jenë në rrugë dhe do të përdoret edhe uji në rast nevoje, ka thënë policia.

    “Kjo dëshirë e hapur për të përdorur dhunë kundër autoriteteve është një dimension i ri për ne”, ka thënë zyrtari i policisë së Berlinit, Marco Langner.

    Aktivistët janë shprehur të mllefosur pas vendimit të Berlinit për të ndaluar demonstratat e të shtunës për kundërshtimin e masave të qeverisë, pasi marshuesit në tubimin e fundit nuk vendosën maskat dhe nuk respektuan distancën, shkruan Reuters.

    Qyteti është përfshirë nga mijëra kërkesa për mbajtje të protestës këtë fundjavë.

    Aktivistët po ashtu e dërguan në gjykatë të premten, prej nga e cila doli përgjigja se ndalimi i protestave ishte antikushtetues, transmeton KOHA.

    Aktivistët pritet të shkojnë në tubime në Berlin nga vendet të cilat së fundi janë vënë në listën e vendeve me rrezik të lartë për koronavirus të Gjermanisë, si Spanja, Franca dhe Belgjika duke e rritur rrezikun e shpërthimit të virusit, ka thënë policia.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.