×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Borxhlinjët e mbeturinave pas 15 shtatori dërgohen te përmbaruesi privat

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë ka njoftuar të gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator e këtij viti, do të fillojë procedimin e klientëve borxhlinjë në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat.

    Sipas kësaj kompanie, kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite.

    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë nëpërmejt një komunikate thekson se është kompani e licencuar për largimin dhe grumbullimin e mbeturinave, e cila për qëllim ka shërbimin e grumbullimit dhe largimit të mbeturinave dhe krijimin e një ambienti sa më të pastër për secilin qytetar në komunat ku kryejnë shërbim.

    “Duke pas parasysh faktin që Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, është kompani publike me vetëfinancfim, që nënkupton që të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet, mos pagesa e faturave të mbeturinave vështirëson punën e kësaj kompanie e sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Prandaj, përmbushja e një shërbimi sa më cilësor për ambientin në të cilin frymojmë ka koston dhe shpenzimet e veta financiare. KRM “Pastrimi”, Sh.A. njofton gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator 2020 do të filloj procedimin e klientëve borxhlinjë në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite). Iniciimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit te qytetarëve duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftim.

    Kompani iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e fatures së mbeturinave, për t’i ikur procedurës përmbarimore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.